Video që tregon momentin e dhunës së policisë ndaj tifozëve të Partizanit

Publikuar tek: sport, më 22:19 19-12-2015

Kujdes, video përmban fjalë të shumta banale.

Supersfida e javës mes Skënderbeut dhe Partizanit nuk ka kaluar pa probleme në tribunat e stadiumit të Korçës.

Gjithçka ka nisur në minutën e 37 të ndeshjes kur lojtari i Partizanit, Raçiç ka pretenduar një penallti. Situata është tensionuar ndërkohë që tifozët kryeqytetas kanë nisur të thyejnë stolat e stadiumit dhe t’i hedhin ato në drejtim të fushës.

Policia ka ndërhyrë, por në vend që të qetësonte situatën e ka përkeqësuar atë. Efektivët kanë nisur të godasin tifozët dhe në disa raste kanë ndeshur në rezistencën e këtyre të fundit.

Megjithatë, në minutën 01:56 shihet qartë se si një efektiv me papërgjeshmërinë më të madhe shtyn një tifoz, i cili rrëzohet mbi stola.

Raste të tilla nuk janë të rralla në stadiumet shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tarashaj me lot në sy i përgjigjet De Biasit: Nuk mund të bëhesh më shumë shqiptar se unë
Guus Hiddink trajneri i ri i Chelsea »
Article Logic
Execution time: 0.0043270587921143
array(1) { ["section"]=> string(79) "video-qe-tregon-momentin-e-dhunes-se-policise-ndaj-tifozeve-te-partizanit-28162" }