VIDEO/ Rrezikoi karrierën, ish-ylli i Arsenalit kthehet 'me magji' në Spanjë

Publikuar tek: sport, më 14:15 10-08-2018 VIDEO/ Rrezikoi karrierën, ish-ylli i Arsenalit kthehet 'me magji' në Spanjë

636 ditë pa luajtur, 8 operacione në këmbë dhe mesfushori i Spanjës Santi Cazorla i është rikthyer sërish pasionit të tij: futbollit. 33-vjeçari lë pas kapitullin e hidhur të rikuperimeve që nga dëmtimi në ndeshjen me bullgarët e Ludogorets në vitin 2016 dhe vesh fanellën e skuadrës së tij të fëmijërisë Villarealit.

Ish-mesfushori i Arsenalit është prezantuar dje në mënyrën më të pazakontë. Në stadiumin e “Nëndetëses së Verdhë” “Estadio de Ceramica” Cazorla u paraqit para publikut me “truk magjik”.

I vendosur brenda një cilindri të mbuluar me xham, prestigjatori “nxori nga tymi” “dhuratën” për tifozët e Villarealit, të cilët janë ndier dyfish të entuziazmuar nga rikthimi i idhullit të tyre si dhe nga performanca.

Mjekët nuk i dhanë shpresë Cazorlës se do të luante sërish futboll, por spanjolli u provoi të gjithëve të kundërtën. Ai është i gatshëm të kontribuojë në rikthimin e Villarealit në elitën spanjolle të futbollit.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjithçka po shkon drejt zyrtarizimit, INTER merr lajmin e madh nga Modriç Luka
FANTASTIKE/ Luiza GEGA kualifikohet në finalen e 3000 metrave me pengesa »
Article Logic
Execution time: 0.020740032196045
array(1) { ["section"]=> string(79) "video-rrezikoi-karrieren-ish-ylli-i-arsenalit-kthehet-me-magji-ne-spanje-130710" }