Video, si u manipulua votimi për delegatët e PS. Reagimi: Njerëzit po orientoheshin prej fluksit

Publikuar tek: politike, më 22:12 27-02-2016
Si manipulohet votimi për delegatët e PS-së by newsbomb-al

Flitet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por kjo nuk ndodh as në zgjedhjet brenda partive, ku duket qartë një proces i deformuar. Në qytetin e Durrësit, 3282 anëtarë të Partisë Socialiste zgjodhën sot 33 delegatët që do të marrin pjesë në Kongresin e 19 marsit.

Por, delegatët që kanë emrat në listë nuk u besojnë shumë votuesve, ndaj i shoqërojnë ata dhe u diktojnë për cilën të votojnë. Pamjet e fiksuara tregojnë qartë se si funksionon procesi i votimit në qytetin e Durrësit, shkruan “Panorama”.

Pavarësisht vendosjes së 7 qendrave të votimit për 3400 anëtarë të Partisë Socialiste në këtë qytet, të cilët u thirrën për të zgjedhur 33 delegatët e Kongresit, janë orientuar të votojnë jashtë qendrave të fshehta.

Anëtarët, të shoqëruar nga vetë delegatët, marrin në dorë fletët e votimit dhe pasi i mbushin së bashku në ambiente të ndryshme brenda Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu” dhe më pasi i hedhin ato nëpër kutitë e votimit.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 të mëngjesit dhe u mbyll në orën 16:00, në qendrën e votimit të vendosur në Pallatin e Kulturës. Në Qarkun e Durrësit kanë të drejtë vote 3400 anëtarë të Partisë Socialiste, të cilët “zgjodhën” 33 delegatët e kongresit.

Partia Socialiste ka reaguar pas publikimit të videos duke theksuar se njerëzit e pretenduar si delegatë janë në fakt anëtarë të Komisionit të votimit dhe vëzhgues të procesit zgjedhur. Sipas PS-Durrës, ata kanë orientuar njerëzit shkak të fluksit të votuesve dhe përshpejtimit të procesit dhe jo për kandidat të votonin.

Deklarata e PS-Durrës:

Lidhur me videon e publikuar në media online Partia Socialiste Durrës reagon si më poshtë:

Njerëzit e pretenduar në video si delegatë janë anëtarë të Komisionit të votimit dhe vëzhgues të procesit zgjedhor, të cilit nuk po orientojnë njerëzit se çfarë apo cilin kandidat të votojnë, por për shkak te fluksit te madh votuesve kane ndihmuar te pershpejtohet procesi i votimit qe njerezit te mos prisnin gjatë në radhë për të votuar.

Procesi i votimit ka qenë tërësisht transparent, demokratik dhe i hapur, pa asnjë kontestim nga kandidatët për delegat e nga askush tjetër.

Partia Socialiste ka vendosur një standard demokratik për zgjedhje të forumeve drejtuese nepërmjet primit "një anëtar, një votë", gjë që përbën fuqinë reale të anëtarësisë së PS për të mbështetur reformat shtet-ndërtuese të qeverisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati: Shqipëria as do t'i hapë, as do t'i mbyllë kufijtë për refugjatët
Ngjela dhe Basha bëjnë “paqe”, kreu i PD-së jo një problem për avokatin »
Article Logic
Execution time: 0.026685953140259
array(1) { ["section"]=> string(99) "video-si-u-manipulua-votimi-per-delegatet-e-ps-reagimi-njerezit-po-orientoheshin-prej-fluksit-33698" }