Video-skandali +18 i shefit të Policisë, reagon Lleshaj: Nuk përfaqësohem nga perversët, por nga ata që e arrestuan

Publikuar tek: aktualitet, më 19:23 11-02-2019 Video-skandali +18 i shefit të Policisë, reagon Lleshaj: Nuk përfaqësohem nga perversët, por nga ata që e arrestuan Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

Pas video-skandalit të denoncuar ekskluzivisht nga redaksia e newsbomb.al ku shihej një efektiv policie i Malësisë së Madhe teksa bënte gjeste të pamoralshme dhe video intime me një 15 vjeçare, vjen edhe reagimi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Sandër Lleshajt. 

Me anë të një statusi në rrjetin social Twitter, Lleshaj tregon se është në mbështetje të Policisë së Shtetit dhe se perversët nuk përfaqësojnë të gjithë policinë.

Postimi i plotë i ministrit Lleshaj:

Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.

Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij.

Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!

2/ Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij.

Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0045700073242188
array(1) { ["section"]=> string(118) "video-skandali-18-i-shefit-te-policise-reagon-lleshaj-nuk-perfaqesohem-nga-perverset-por-nga-ata-qe-e-arrestuan-152408" }