Video/ Tre pikë për vëndin e parë, Shqipëria e madhe bën detyrën në Lihtenshtein

Publikuar tek: sport, më 21:41 06-10-2016 Video/ Tre pikë për vëndin e parë, Shqipëria e madhe bën detyrën në Lihtenshtein

Lihtenshtein - Shqipëri 0-2

Shënues Hyka 11', Balaj 71'

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Llullaku, Kukeli, Mavraj, Aliji, Hyka, Balaj, Roshi, Abrashi Trajner: De Biassi

Lihtenshteini: Jehle, Goppel, Kauffman, Buchel, Ëieser, Burgmeier, Oehri, Gubser, Hasler, Salanovic, Polverioni Trajner: Rene Pauritsch

Ndeshja- Një takim i dominuar nga tanët, të cilët nuk e lejuan kundërshtarin të rrezikonin asnjëherë. Takimi vendoset nga Hyka, i cili shënon në minutën e 11-të dhe Balaj në të 71-tën dyfishon dhe vulos rezultatin. Kuqezinjtë marrin vendin e parë me 6 pikë, pas barazimit 1-1 të Italisë me Spanjën.

 

 

1'- Topi i parë shkelmohet nga vendasit, por topin e marrin nën zotërim tanët.

5'- Kuqezinjtë marrin në dorë frenat e lojës, teksa qarkullojnë topin në mesin e fushës. Lihtenshteini duket i ngjeshur në zonën e tij dhe të besuarit e De Biasit mundohen të depërtojnë në hapësirat e vendasve.

8' - Shqipëria vazhdon të luajë në gjysmë fushën e vendasve, por mbrojtja e tyre vështirë të depërtohet. Aliji kroson nga e majta, por Roshi për pak sa nuk e çon topin në rrjetë.

10' - Jemi te mesfusha kundërshtare. Kukeli mundohet të çojë para skuadrën dhe Llullaku godet, por topi i tij devijohet nga mbrojtësi vendas. Këndore për tanët, që ekzekutohet nga Hyka, por pa rrezik për vendasit.

11' - Minuta e 11 dhe vjen momenti i shumëpritur për Shqipërinë. Jahmir Hyka shënon me kokë fare afër portierit mik. Gëzimi i kuqezinjve tashmë është i ligjshëm.

15' - Tashmë kuqezinjtë janë zotër të fushës. Lihtenshteini duket i pafuqishëm përballë ekipit të De Biazit. Mbrojtja shqiptare duket është në ditën e saj sot. Vendasit nuk munden të dalin nga zona e tyre.

20' - Minuta e 20-të i gjen tanët sërish në sulm. Me ndryshime në formacion skuadra e De Biassit po përgjigjet siç duhet.

22' - Hyka fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës  dhe ekzekutohet nga vetë ai, por pa rrezik për kundërshtarin.

24' - Llullaku ka një rast të artë për të dyfishuar rezultatin, por bën më të vështirën duke e dërguar topin jashtë kuadratit të portierit mik.

27' - Lihtenshteini mundohet të kundërpërgjigjet me Hussler, i cili godet nga jashtë zone, por gjuajtja e tij është për t'u harruar.

30' - Abrashi kroson nga e djathta, por topi devijohet nga mbrojtësit, duke shmangur një rrezik potent për portën e tyre.

34' - Kukeli organizon mesin e fushës, por sërish vendasit janë të mirëvendosur në mbrojtje.

37' - Aliji kroson nga e majta, Bale gjuan me kokë, por portieri vendas është në pozicion. Forma e lojtarëve tanë është për t'u admiruar.

40' - Topi sërish te kuqezinjtë, të cilët nuk i japin mundësi kundërshtarit të dalin nga gjysmë fusha e tyre. Ndërkohë në nxemje del edhe Sokol Çikalleshi.

44' -  De Biasi bën zëvendësimin e parë, teksa fut Bashën në vend të Kukelit.

45' - Arbitri akordon dy minuta shtesë, të cilat nuk sjellin asgjë të re në këtë pjesë të parë. Kështu mbyllet ky fraksion loje, me fitoren e kuqezinjve.

46' - Topi shkelmohet këtë herë nga lojtarët tanë, të cilët e nisin topin menjëherë përpara. Ndërkohë De Biassi ka futur në fushën e lojës Lilën në vend të Abrashit.

48' - Ritmi i lojës duket sikur ka rënë në këtë pjesë loje, megjithatë kuqezinjtë sërish janë nën kontroll të topit.

53' - Lila pranë golit teksa i rrëmben një top mbrojtësve në zonë, por gjuajtja e tij përfundon ngjitur me shtyllën pingule të portierit mik.

56' - Andi Lila dëmtohet në mesin e fushës, dhe detyrohet të dalë jashtë fushës për të marrë ndihmën e stafit mjekësor.

60' - Të besuarit e De Biassit janë sërish në sulm teksa kërkojnë të shënojnë edhe golin e dytë për të qenë më të qetë.

64' - Bekim Balaj mund të kishte shënuar, por kërceu në kohë vonesë dhe topi i krosuar nga Basha nuk shfrytëzohet siç duhet.

68' - Largohet nga fusha e lojës Azdren Llullaku, në vend të tij Sokol Çikalleshi. Tashmë tekniku italian freskon sulmin.

70' - Bekim Balaj pranë golit pas një topi të krosuar nga Roshi, por portieri vendas tregohet në gatishmëri.

71' - Një minutë më vonë, Balaj bëri atë që nuk mund të bënte para një minuti. Hysaj kroson bukur, dhe shkodrani nuk gabon fare pranë portës.

76' - Sokol Çikalleshi mundohet të marrë një inkursion i vetëm , por mbrojtësi i Lihtenshteinit i ndërhyn keq duke shkaktuar goditje dënimi, e cila merret përsipër të ekzekutohet nga Aliji. Sërish një gjuajtje e lirë e shkuar dëm nga tanët.

80' - Goditje dënimi për vendasit në fushën e lojës, por topi merret sërish në zotërim nga kuqezinjtë.

85' - Sërish kuqezinjtë në sulm. Hyka fiton një faull në hyrje të zonës. E merr përsipër ta ekzekutojë Sokol Çikalleshi, por gjuajtja e tij është qëndrore dhe ndalet nga portieri Jehle.

90' - Arbitri akordon 2 minuta shtesë, por tashmë ndeshja duket e mbyllur. Në këtë mënyrë mbyllet kjo sfidë me Shqipërinë që merr një 3 pikësh të artë që  e rendit në vendin e parë.

(Newsport.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E çuditshme, UEFA ia anulon golin Jahmir Hykës të shënuar në pjesën e parë
Dy fitore radhazi, Shqipëria prek majën e Grupit G (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.022294998168945
array(1) { ["section"]=> string(84) "video-tre-pike-per-vendin-e-pare-shqiperia-e-madhe-ben-detyren-ne-lihtenshtein-55328" }