Video-virale/ Plas sherri ditën e dasmës, nusja veshur me fustan të bardhë ia fut me lule kokës dhëndrrit dhe...

Publikuar tek: bota, më 16:03 17-02-2016

Plas sherri ditën e dasmës, nusja veshur me fustan të bardhë ia fut me lule kokës dhëndrrit dhe më pas largohet. Kamerat e një semafori të kuq në qytetin Tula të Rusisë tregojnë sherrin mes një çifti, ku pavarsisht protestes së dhëndrit që ajo të kthehej në makinë ajo nuk kthehet, por reagon duke e goditur dhëndrin me buqetën e luleve që mbante në dorë.

Ata shfaqen tejet të nervozuar dhe fakti që janë në rrugë dhe shikohen nga kalimtarët as që iu bën përshtypje. Vihet re se asnjë nga kalimtarët që shikojnë ngjarjen nuk ndërhyn. Dhëndëri qëndron në rrugë i habitur, duke parë gruan e tij të re të zhduket në drejtim të turmës dhe i vetëm kthehet në ndenjësen e pasme të makinës së dasmës, duke përplasur derën.

Video po bëhet virale ndërsa arsyeja e këtij sherri në një ditë kaq të veçantë, nuk dihet ende.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026156902313232
array(1) { ["section"]=> string(113) "video-virale-plas-sherri-diten-e-dasmes-nusja-veshur-me-fustan-te-bardhe-ia-fut-me-lule-kokes-dhendrrit-dhe-32830" }