VIDEOSKANDALI/ Supervizorja në Tiranë dhunon operatorët e ‘call center”: Do ju nxjerr mes rrugës!

Publikuar tek: aktualitet, më 14:55 06-05-2017 VIDEOSKANDALI/ Supervizorja në Tiranë dhunon operatorët e ‘call center”: Do ju nxjerr mes rrugës!

Në Shqipëri dita ditës po mbyllen "Call Center-at", megjithatë presioni ndaj operatorëve është shumë i madh.

Ky është rasti i një supervizoreje në një nga "Call Center-at" e kryeqytetit, e cila dhunon psikologjikisht operatorët, duke ju folur me tone të ashpra dhe duke i kërcënuar me pushim nga puna.

Videoja është dërguar në portalin JOQ nga një ish-punonjës.

“Unë jam një ish-punonjës (operator) në një Call Center në Tirane (IDS) dhe po ju dërgoj një video që paraqet diskriminimin, presionin, abuzimin psikologjik që ndodh në këtë call center. Dua që ta publikoni këtë material ju lutem, që ta shohin të tjerët se çfarë presioni dhe dhune psikologjike ndodh në këtë kompani", ­ shprehet ai për JOQ.

KËRCËNIMET E SUPERVIZORES:

“Kemi ardhur këtu për të bërë lekë, për të justifikuar rrogën, siguracionin, çdo gjë që na paguhet. Nuk po kërkoj që secili nga ju të bëj nga dy kontrata në ditë, apo të bëni kontrata. Ju kam kërkuar të bëni kontrata apo ju kam kërkuar të zgjatni telefonatat? Ça po bëni? Apo doni t'ju themi bëni kontrata dhe ndryshe jeni të pushuar? Disa prej jush kanë një vit që punojnë këtu. Po ju japim bonuse. Futjuni punës! Kaq po ju them"

NDIQ VIDEON SI MË POSHTË:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065889358520508
array(1) { ["section"]=> string(98) "videoskandali-supervizorja-ne-tirane-dhunon-operatoret-e-call-center-do-ju-nxjerr-mes-rruges-77721" }