Vidhen objekte arkeologjike me vlerë në parkun ‘Apollonia’, procedohet drejtori dhe punonjësi (Emri)

Publikuar tek: kulture-art, më 08:44 13-02-2017 Vidhen objekte arkeologjike me vlerë në parkun ‘Apollonia’, procedohet drejtori dhe punonjësi (Emri)

Policia e Fierit ka ndaluar përgjegjësin e Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë Fier si dhe ka proceduar penalisht Drejtorin dhe një punonjës i Parkut të Apollonisë në kuadër të operacionit “Apollonia”.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se kanë ndaluar përgjegjësin e Sektorit të Ruajtjes e Administrimit të Parkut Arkeologjik të Apollonisë Fier, shtetasi:

 -Arjan Dimo, 43 vjeç, banues në fshatin Pojan, Fier.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit:

 -M.H, 47 vjeç, banues në lagjen "21 Dhjetori" Tiranë.(Me detyrë Drejtor për Parkun Arkeologjik të Apollonisë Fier).

-Q.T, 66 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier.(Punonjës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë Fier).

Këta shtetas me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur që të mos marin masa për parandalimin, ruajtjen dhe sigurimin e veprave të artit e kulturës në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, duke lejuar që disa shtetas nëpërmjet gërmimit të kundraligjshëm në Parkun Arkeologjik të vidhnin një sasi të konsiderueshme të vlerave arkeologjike me rëndësi për identitetin e trashgimisë kulturore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Filmi kosovar “Home” rrëmben çmim në BAFTA
Projekti “Veliera”, Kumbaro dhe Dako raportojnë në komision, ministrja ia kalon përgjegjësinë Shërbimit të Arkeologjisë »
Article Logic
Execution time: 0.11540102958679
array(1) { ["section"]=> string(101) "vidhen-objekte-arkeologjike-me-vlere-ne-parkun-apollonia-procedohet-drejtori-dhe-punonjesi-emri-68546" }