Vidhet vila e Jenson Button. Pilotin e “F1” e vunë në gjumë me gaz anestezik

Publikuar tek: bota, më 08:59 07-08-2015 Vidhet vila e Jenson Button. Pilotin e “F1” e vunë në gjumë me gaz anestezik

Piloti i “Formula 1”, Jenson Button dhe e shoqja e tij, Jessica, mund të jenë vënë në gjumë me gaz anestezik pak çaste përpara vjedhjes në vilën e tyre luksoze në Saint-Tropez.

Vjedhja spektakolare, e denjë për filmat e Hollivudit, u krye nga dy persona gjatë natës të cilët sipas policisë mund të kenë futur në ambientet e shtëpisë gaz anestezik me anë të tubave të kondicionerit, duke u siguruar që kampioni i “Formula 1” dhe e shoqja e tij do të ishin në gjumë të thellë, pak çaste përpara se të futeshin në vilë.

Sipas gazetës britanike, The Sun, hajdutët kanë arritur të vjedhin unazën e fejesës së Jessicas që kap vlerën e 300 mijë paund.

_84725619_ring_getty.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025038957595825
array(1) { ["section"]=> string(79) "vidhet-vila-e-jenson-button-pilotin-e-f1-e-vune-ne-gjume-me-gaz-anestezik-17915" }