Vijnë 15 ekskavatorët e parë nga Kina për bujqësinë, Panariti: Shumë shpejt në Cerrik një fabrikë e re

Publikuar tek: ekonomi, më 13:13 27-09-2016 Vijnë 15 ekskavatorët e parë nga Kina për bujqësinë, Panariti: Shumë shpejt në Cerrik një fabrikë e re

Një ceremoni e thjeshtë në dukje, por që mori vëmendjen e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, ambasadores së Repubikës Popullore të Kinës dhe ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti, u zhvillua tani në mesditë në Durrës.

Qeveria kineze fali për bujqësinë shqiptare 15 ekskavatorë profesionalë që do të ndihmojnë në bujqësinë shqiptare, e pikërisht aty ku po investohet më shumë, për kanalet, kulluese e vaditëse dhe punë të tjera bujqësore.

 “Ne po investojmë në sistemin e mirëmbajtjes. Siç kemi diskutuar do të fillojmë edhe me investimin për një stacion të madh të mekanikës bujqësore në vend. Kemi diskutuar dhe për vendin ku do kryhet ky investim në Cerrik në bashkëpunim me qeverinë e Kinës dhe kjo do të shërbejë për një sistem të qëndrueshëm.

Jam i sigurt se ky sistem që tashmë përfiton edhe nga këto makineri moderne, do të jetë mbështetëse e zhvillimit të vrullshëm të bujqësisë.

Puna që është bërë në kanalet kulluese është spektakolare, një punë që nuk është njohur gjithë këto vite, në mënyrë që bujqësia të rrisë më shumë punën në bujqësi” -tha ministri Panariti duke shtuar se me fondet e qeverisë shqiptare do të merren edhe 61 ekskavatorë të rinj.

Ambasadorja kineze në Tiranë u shpreh e kënaqur me ceremoninë dhe garantoi se qeveria kineze do të vazhdojë ndihmën për Shqipërinë në fushën e bujqësisë.

Meta gjithashtu falenderoi qeverinë kineze për mbështetjen në bujqësi si dhe ministrin Panariti për përpjektej e bëra në këtë drejtim.

“Dua të falenderoj në radhë të parë qeverinë e Kinës përmes ambasadores për këtë mbështetje që i jep bujqësisë. Dhe falenderoj dhe ministrin Panariti për përpjekjet në këtë drejtim. Këto mjete moderne dhe të fuqishme do të ndihmojnë për të zgjidhur shumë problem me të cilat ndeshjet bujqësia jonë, por edhe për të mbrojtur tokat bujqësore që vuajnë sot nga përmbytjet.

Zhvillimii i bujqësisë është prioritet madhor për të rritur ekonominë dhe eksportet dhe ky bashkëpunim me qeverinë e Kinës dhe qeveri të tjera do të vazhdojë që t'i mbështesim fermerët tanë për familjet e tyre por edhe në dobi të ekonomisë sonë”- tha kryeparlamentari Meta. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024834871292114
array(1) { ["section"]=> string(106) "vijne-15-ekskavatoret-e-pare-nga-kina-per-bujqesine-panariti-shume-shpejt-ne-cerrik-nje-fabrike-e-re-54265" }