Vijojnë negociatat për Vlorën, Dritan Leli kandidati potencial

Publikuar tek: politike, më 21:26 10-04-2015 Vijojnë negociatat për Vlorën, Dritan Leli kandidati potencial

Mjeku Dritan Leli është kandidati potencial me të cilin Partia Socialiste dhe mazhoranca do të garojnë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit për Bashkinë e Vlorës. Burime të Newsbomb.al kanë konfirmuar se Leli shihet në orët e fundit si kandidati më i mundshëm i PS-së për Vlorën pasi prefektja e këtij qarku, Etjona Hoxha është përjashtuar si mundësi për Bashkinë e qytetit bregdetar.

Megjithatë, negociatat e kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut të Vlorës dhe socialistët e këtij qytetit vijojnë me ritme të shpejta. Të shumta kanë qenë sondazhet e zhvilluara në këtë qytet nga PS-ja për kandidatin e ri, madje janë kontaktuar edhe kompani të huaja për këtë proces.

Bashkia e Vlorës, një prej më të rëndësishmeve në vend, është e sigurt që do të ketë një emër të ri për garën elektorale, pasi mosrikandidimi i Shpëtim Gjikës duket se është një çështje e mbyllur me kohë.

Gjatë ditës së sotme janë konfirmuar zyrtarisht nga PS emrat e disa prej kandidatëve në Bashki të ndryshme të vendit, ku veçojmë rikandidimet e Qazim Sejdinit në Elbasan dhe Sotiraq Filos në Korçë, ndërsa është konfirmuar Armando Subashi si kandidat për Fierin. Kryeministri Rama u shpreh nga selia rozë se emri kandidatit për Tiranën do të bëhet publik javën e ardhshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama për debatet me Blushin: Janë të natyrshme, nuk ka lajm. Koalicion për bashkitë, jo për Shqipërinë
Klosi: Në Durrës rikandidojmë Dakon, bisedime me PDIU-në për Adrian Kokomani në Shijak »
Article Logic
Execution time: 0.022609949111938
array(1) { ["section"]=> string(66) "vijojne-negociatat-per-vloren-dritan-leli-kandidati-potencial-8411" }