Vijojnë turistët gjatë shtatorit. Vlora shton rrjetin e vizitorëve të huaj gjatë këtij sezoni

Publikuar tek: ekonomi, më 18:53 29-09-2016 Vijojnë turistët gjatë shtatorit. Vlora shton rrjetin e vizitorëve të huaj gjatë këtij sezoni

Vlora është një nga qytetet që shquhet për bukuritë e saj natyrore dhe relievin e përshtatshëm për turizëm. E rrethuar nga deti dhe me klimë të përshtatshme, Vlora vijon të tërheqë turistë.  

Edhe gjatë shtatorit ky qytete ka sjellë  vizitorë të shumtë dhe jo vetëm nga Shqipëria por dhe nga vendet europiane, SHBA-ja e Kanadaja.

Sipas të dhënave nga bashkia e Vlorës  gjatë këtij sezoni veror ka patur një rritje të turistëve prej 13% krahasuar me një vit më parë.

Këshilltarja për aktivitetet kulturore dhe turizmin pranë Bashkisë Vlorë, Iliana Paparizo, bëri të ditur se punimet dhe trafiku i herëpasherëshëm  nuk e kanë ndalur ardhjen e turistëve, por numri i tyre është rritur ndjeshëm.

Paparizo bën me dije se gjatë sezonit që sapo është mbyllur u regjistruan 120 subjekte sezonale me një mesatare të punësuarish 5 persona, ose 600 të punësuar në muaj. Sezoni ndikoi  në punësimin e personave dhe shtimin e të ardhurave.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020920991897583
array(1) { ["section"]=> string(98) "vijojne-turistet-gjate-shtatorit-vlora-shton-rrjetin-e-vizitoreve-te-huaj-gjate-ketij-sezoni-54548" }