Viktoria Beckham, e dehur kur u njoh me dashurinë e jetës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:34 02-09-2016 Viktoria Beckham, e dehur kur u njoh me dashurinë e jetës

Victoria Beckham pranon se ishte e dehur kur u takua për herë të parë me bashkëshortin e saj David Beckham.

Në numrin e tetorit të revistës “British Vogue”, ylli i “Spice Girls” rrëfen historinë e saj të dashurisë me futbollistin. Gjithashtu ajo tregon pasiguritë e saj në adoleshencë lidhur me peshën.

David e ka parë për herë të parë Victorian në një video të grupit “Spice girls” dhe menjëherë ka thënë: “Ajo është e duhura për mua dhe unë do ta marr atë”.

Pas kësaj deklarate të futbollistit, bukuroshja brune ka shkuar në klubin e futbollit “Manchester United” për të parë një lojë të futbollistit.

Ajo tregon se sapo e ka parë ka rënë menjëherë në dashuri me të, edhe pse e pranon që ishte pak e dehur.

"Ndërkohë që lojtarët e tjerë të futbollit qëndronin në bar duke pirë me shokët e tyre, David rrinte mënjanë me familjen e tij. Dhe ai nuk ishte as në fazën e parë të karrierës, por ishte i famshëm.”- shprehet Victoria.

Ky ishte detaji që asaj i bëri më shumë përshtypje dhe që pas asaj dite çifti u bë i pandashëm.

Në vitin 1999 janë martuar dhe sot kanë 4 fëmijë: Brooklyn 17 vjeç, Romeo 14 vjeç, Cruz 11 vjeç si edhe 5-vjeçaren e quajtur Harper.

Ja që paska edhe raste kur pija sjell rezultate pozitive!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006721019744873
array(1) { ["section"]=> string(62) "viktoria-beckham-e-dehur-kur-u-njoh-me-dashurine-e-jetes-51652" }