Vila në Surel e kryeministrit Rama, ja si duket nga brenda (Foto)

Publikuar tek: politike, më 09:26 13-01-2016 Vila në Surel e kryeministrit Rama, ja si duket nga brenda (Foto)

Kryeministri Edi Rama duket se është shumë fanatik për mbajtjen sekret të ambienteve të brendshme të vilës në Surel, duke refuzuar edhe kërkesën e gazetares Eni Vasili për vizitë me kamerën e emisionit.

Rama tha se shtëpia e tij nuk është studio, ndërsa i pyetur rreth vlerës së lartë, për të cilën është akuzuar shpesh, Rama u shpreh se shtëpia është ndërtuar me materialet më të thjeshta.

Pavarësisht sipërfaqes së madhe, sipas Ramës, pjesa e banueshme është vetëm 250 metra katrorë, muret janë beton dhe të pa suvatuata si nga jashtë dhe nga brenda ndërsa nuk ka as kollona dhe as forma me allçi.

Si mund të duket shtëpia e kryeministrit bazuar në detajet që ai dha:

contemporary-concrete-house-two-verandas-no-windows-6.jpg

Një shtëpi kontemporane me mure prej betoni

Kryeministri tha se mobiljet e shtëpisë nuk janë të shtrenjta, nga firmat prestigjoze siç mund të hamendësohet, por ato janë dizajnuar nga vetë ai dhe janë realizuar po me materiale të thjeshta.

arresting-concrete-walls-in-modern-office.jpg

Mobiljet brenda një shtëpie betoni, duhet të jenë moderne dhe të thjeshta, jo detyrimisht

Ndërsa ndriçimi, të paktën në një pjesë të madhe të shtëpisë që duket se i mungojnë edhe dritaret, është i thjeshtë dhe pa abazhurë, tela që varen nga tavani dhe poça.

f2af7f0faf7ae52a9a45e5c63e44962a.jpg

Ndriçimi me poça "Edison" brenda një shtëpie moderne

“U bëra me shpi falë gruas. Shtëpia është ndërtuar kur unë isha në opozitë. Ka pjesnë e oborrit të brendshëm. Ka edhe një pjesë tjetër, në jetën e tretë, nuk e parashikoj shumë larg dhe në atë mjedisin tjetër të bëj një studio”, tha Rama. /Newsbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Video / Investigimi i “Fiks Fare”: Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Korçë
Meta takon Manjanin, Vasilin, Haxhinaston dhe Luan Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.028516054153442
array(1) { ["section"]=> string(68) "vila-ne-surel-e-kryeministrit-rama-ja-si-duket-nga-brenda-foto-29866" }