Villarreal surprizon Liverpool; kampionët marrin barazimin në Ukrainë

Publikuar tek: sport, më 22:44 28-04-2016 Villarreal surprizon Liverpool; kampionët marrin barazimin në Ukrainë

Vijareali ka fituar përballjen e parë në gjysmëfinale kundër Liverpulit me shifrat 1-0 ku fatin e takimit e ka vendosur njëgol i shënuar nga Adrian Lopez në kohën shtesë.

Një ndeshje pa shumë emocione, e destinuar të përfundonte në barazim është vendosur nga një kundërsulm mjaft i bukur i spanjollëve që kanë hedhur një hap drejt finales së madhe në Bazel.

Ndeshja ka nisur mjaft mirë për Liverpulin që ka rrezikuar që në minutën e 4-t me Allen, por më pas ritmi ka qenë i ulët ku skuadrat kanë rrezikuar fare pak.

Në pjesën e dytë kanë qenë të parët vendasit që kanë goditur shtyllën ndërsa Liverpuli është përgjigjur po me një shtyllë nga Firmino.

Vetëm fundi i ndeshjes ka dhuruar emocione, ku përpara golit, fillimisht Bakambu i vetëm me Minjolet nuk ka shënuar falë pritjes së portierit të Liverpulit dhe më pas në kundërsulm Alberto Moreno i vetëm ka gjuajtur jashtë.

Atëherë kur gjithçka po mendohej se do të mbyllej pa gola pas një kundërsulmi për manual, Adrian ka shënuar golin e suksesit të Vijarealit (92’).


Ndeshje mjaft e luftuar dhe e bukur ajo në Ukrainë, ku Shahtar Donecku dhe Sevija barazuan 2-2, duke lënë gjithçka të hapur për në kthim, por është e qartë që ky barazim favorizon dukshëm kampionët në fuqi të Ligës së Europës.

Që në minutën e gjashtë Vitolo shënoi për Sevijan dhe rruga e duk e shtruar, por Shahtari reagoi fuqishëm, duke prodhuar lojë e raste të shumta dhe duke gjetur dy gola që në pjesën e parë, me brazilianin e talentuar Marlos që ishte protagonist, sepse shënoi të parin dhe i dha një kros perfekt Stepanenkos për golin e dytë.

Megjithatë, eksperienca e Sevijas doli në pah në pjesën e dytë, sepse spanjollët ekuilibruan lojën dhe morën frenat në dorë, duke sulmuar gjithnjë e më rrezikshëm.

Gameiro në minutën e 74-t shënoi një gol të rregullt, por anësori pa një pozicion jashtë loje inekzistent, por barazimi ishte në ajër, sepse Vitolo në minutën e 82-të fitoi një penallti që Gameiro e shënoi me qetësi, duke konfirmuar se është lojtari më në formë i Sevijas në këtë moment.

Edhe më pas ishte Sevija ajo që kërkoi golin e fitores, por vetëm 2-2, me skuadrën e drejtuar nga Unai Emeri që kthehet e qetë në Spanjë, sepse në kthim është dukshëm e favorizuar për të shkuar në finale.

(Sportal.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Miqësorja/Caktohet stadiumi ku Shqipëria do luajë kundër Katarit
Pogba: Dua të jem më i mirë se Pele dhe Maradona »
Article Logic
Execution time: 0.023460865020752
array(1) { ["section"]=> string(74) "villarreal-surprizon-liverpool-kampionet-marrin-barazimin-ne-ukraine-38982" }