Vilma Kaloshi: Pse PD “harroi” në 25 vjetor Bujar Kaloshin, babain tim, Nderin e Kombit e Pishtar të Demokracisë

Publikuar tek: politike, më 09:50 16-12-2015 Vilma Kaloshi: Pse PD “harroi” në 25 vjetor Bujar Kaloshin, babain tim, Nderin e Kombit e Pishtar të Demokracisë Vilma Kaloshi, vajza e Bujar Kaloshit i vrare ne vitin 1996 duke folur ne UTV

Vilma Kaloshi, vajza e madhe e Bujar Kaloshit, “Pishtar i Demokracisë” dhe “Nder i Kombit” me urdhër të Presidentit Bamir Topi, shprehu zhgënjimin e saj dhe të familjes së saj për harresën e emrit të babait të saj Bujar Kaloshi në ceremonitë përkujtimore të 25 vjetorit të demokracisë. 

“U ndjeva shumë keq. Unë personalisht dhe sigurisht dhe familja ime. U ndjeva shumë keq dhe të them të vërtetën dhe unë kam bindjen se ato që mësova nga im atë PD përfaqëson idealin e familjes sime, familjes Kaloshi dhe të tjera familjeve që u flijuan për shtetin shqiptar.

Kjo parti i detyrohet më shumë se kurrë jo vetëm familjes sime që këta njerëz të mos i lërë në harresë. Ata duhet të radhiten sepse kanë histori dhe kontribut të shquar. PD në asnjë mënyrë sduhet t’i lërë në harresë apo në hije.

Unë nuk mendoj se është lapsus. Eshtë neglizhim i Partisë Demokratike, asgjë më shumë asgjë më pak. Mendoj se ishte keq mënyra e organizimit të këtij përvjetori. Ne jo vetëm që nuk kishim ftesë në 25 vjetor…unë isha present…unë do të jem present në PD sepse përfaqëson idealin tim dhe të kësaj partie. Babai im dha jetën për këtë ideal” tha në emisionin e mbrëmjes në UTV, me gazetarin Alen Xhelili, Vilma Kaloshi.

Mes emocionesh rrëfeu mëngjesin e 26 korrikut 1996, plot 21 vite më parë, kur babai i saj doli nga shtëpia për të shkuar si çdo ditë në punë, në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve. Por, siç tregon Vilma, e cila atëkohë ka qenë një fëmijë i rritur, ai u kthye i vrarë, i ekzekutuar në shtëpi.

“Në 26 korrik 1996, në orën 7.30 babai im po bëhej gati për në punë…Për mua është e vështirë dhe flas për herë të parë për këtë gjë. Ajo ditë mbetet e freskët për mua. Në orën 7.30 teksa nisej për në punë, ai vjen i vrarë nga një bandë kriminale. Vritet në krye të detyrës, dhe për shkak të detyrës që kishte si drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.  Im atë besonte te shteti i të drejtës, te ligji. E kam bindje timen se është vrasje politike sepse u vra në krye të detyrës” thotë zonja Kaloshi.

Emri I familjes Kaloshi nuk përmendet më. Babai I saj u internua nga regjimi komunist në Grabian të Lushnjes, e po aty lindën dhe fëmijët. Vitet e para të demokracisë, e gjetën Bujar Kaloshin sekretar organizativ të PD në qendër, dhe një ndër 385 firmëtarët e themelimit të PD.

“Por në 25 vjetorin e festimeve, familja ime nuk mori asnjë ftesë dhe emri I tij nuk u përmend, pavarësisht se u vra në krye të detyrës. Ndjej keqardhje, sepse prisja që gjatë viteve të qeverisjes së PD, qeveria, shteti, të gjente fajtorët e vrasjes së babait tim, sepse ajo ishte një vrasje politike. Kjo nuk u bë. Ndërkohë që, që kur isha fëmijë, Sali Berisha në familjen tonë shihej si simbol I demokracisë. Babai thoshte shpesh se do të jepte dhe jetën për Sali Berishën, ashtu sikurse e ekzekutuan në krye të detyrës” thotë Vilma Kaloshi.

Ka dhe një mesazh për kryetarin e PD Lulzim Basha. “Kreu i ri i PD duhet të kuptojë që me shtresën e të përndjekurve politikë, nuk mund të vazhdojë me politikën “përça dhe sundo”. Sot të përndjekurit nuk drejtohen nga ata që kanë kontribute dhe i përkasin kësaj shtrese.  Unë e konceptoj liderin e ri të opozitës si një shpresë, të japë ndryshim radikal duke përfaqësuar shtresën e mirëfillte të të përndjekurve politikë…dhe besoni se ka shumë njerëz nga të përndjekurit që nuk kanë përfituar, por ka të tjerë që përfitojnë përditë në PD. Unë mendoj se nëse nuk sheh të shkuarën, nuk mund të shkosh në të ardhmen dhe të krijojmë një identitet” tha Vilma Kaloshi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shyqyri Çollaku për të cilin Rama kërkoi falje, ka torturuar At Zef Pllumin dhe 91 të tjerë
Manjani tregon për situatën e vështirë me 4 të mitur dhe vendimin që mori: U ndjeva keq, nuk kisha fuqi të reagoja »
Article Logic
Execution time: 0.0041358470916748
array(1) { ["section"]=> string(113) "vilma-kaloshi-pse-pd-harroi-ne-25-vjetor-bujar-kaloshin-babain-tim-nderin-e-kombit-e-pishtar-te-demokracise-27887" }