Vin Diesel e quan vajzën Pauline, në kujtim të mikut të tij Paul Walker

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:33 23-03-2015 Vin Diesel e quan vajzën Pauline, në kujtim të mikut të tij Paul Walker

Kujtimi i mikut më të mirë të Vin Diesel, emri i Paul Walker do të jetojë sërish tek aktori Vin. Ai ka vendosur që ta quajë vajzën e tij Pauline, në nder të mikut Paul.

Pauline është fëmija i tretë i Vin dhe bashkëshortes së tij Paloma Jimenez pas vajzës 6 vjeçare Hania dhe djalit 4 vjeçar Vincent.

49-vjeçari, ende i prekur nga humbja e Paul ka shpërthyer në lotë kur ka anonçuar për mediat sot emrin e vogëlushes së tij. Ai nuk ka mundur të kontrollojë emocionet as në pamjet paraprake të filmit “Fast & Furious 7” përpara një jave, ku Vin ka shpërthyer në lotë për mikun me të cilin ka xhiruar gjatë filmit.

Vin Diesel me vajzën e tij Pauline.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017423152923584
array(1) { ["section"]=> string(75) "vin-diesel-e-quan-vajzen-pauline-ne-kujtim-te-mikut-te-tij-paul-walker-6749" }