Vini re, vini re! “Blogu i Blerinës” në newsbomb.al

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 10:19 07-04-2018 Vini re, vini re! “Blogu i Blerinës” në newsbomb.al Blerina

Përshendetje! Fillimisht le të njihemi! Unë quhem Blerina, dhe drejtoj prej 6-vitesh qendrën estetike “Florescenter” në kryeqytet.

Kjo do të jetë rubrika ime, në newsbomb.al, përmes së cilit do të ndaj me ju, tematika të larmishme që do t’ju ndihmojnë t’i njihni dhe trajtoni ndryshe problemet estetike në lëkurën e fytyrës dhe atë të trupit.

Nuk janë të pakta rastet kur në një ditë te zakonshme pune, nga biseda në bisedë shpesh herë më ndodh të “justifikohem” apo të jap shpjegime edhe për mungesën e perfeksionit që nuk është turp ta pranoj më karakterizon.

Patjetër që po! E të them të vërtetën më “shijon” të jem një një njeri kaq normal, kaq natyrshëm më vjen kjo kënaqësi sa nuk e kam fare problem te pranoj që poshtë fondatintës kam edhe unë problemet e mia në lëkurë. Ndërkohë që dhjetra vajza dhe gra hyjnë e dalin nga Florescenter, të bukura, të kuruara, të trajtuara e me shumë elegancë madje...sytë e tyre tërë kureshtje “mbesin” gjatë në fytyren time.

Po po! E vërtetë, ndërkohë që bisedojmë ua kuptoj edhe pyetjen e fshehtë : po përse nuk i shtyp ato puçrra, je edhe estetiste! Anash buzëve jane pozicionuar madje duket sikur kanë qenë tërë kohën aty, dy puçra të dukshme, nga ato që duart mezi përmbahen. Është e lehtë shumë, madje deri diku edhe terapi shumë çliruese të dalim para pasqyrës, të mbeshtesim fort gishtërinjtë dhe paf... e gjetëm zgjidhjen.

Puçrrat shtypen, për momentin duket sikur ajo “gunge” gjigande u zvogëlua dhe të themi të vërtetën bashkë me të edhe shqetësimi ynë sfumohet.

Por ashtu me duart mbështetur mbi banak, më duhet t’i sqaroj edhe sytë kureshtarë edhe ato që pyesin drejtpërdrejtë ( se në fund të fundit kanë të gjithë të drejtën e botës të besojnë që një mjeku dermatolog, një profesionisti estetist pucrrat nuk duhet ti dalin kurrë) se do të pres me durim të gjitha fazat e saj, nga zhvillimi, acarimi e deri në përtharje.

Jo se në “Florescenter “ mungojnë mekanizmat estetike për të dizinfektuar një pucërr te saposhtypur, jo se nuk di ta “mbërthejë” atë mes duarve dhe ta ekzekuoj.

Por do të tregoj durim për te evituat gjithe atë që pritet të ndodhë nga një shtypje momentale. Durim do të thotë edhe fitim. Sa prej nesh e dinë që pas çdo puçrre që shtypet fshihet një infeksion sekondar të cilit i duhen 72 orë deri në 7 ditë për tu zhvilluar, për tu shumuar e për ta kthyer zonën në shumë acide dhe të prodhojë pa fund puçrra në vazhdimësi.

Sa prej nesh e dinë që pas çdo puçrre që shtypim, mund të formojmë kapilare te këputur, që më pas do të jenë të dukshme gjatë gjithë kohës në fytytën tonë. E sa prej nesh e dinë që të mos biesh në tundim para pasqyrës dy sekondat e ardhshme do të thotë të kesh shpëtuar lëkurën nga rreziku i kontaminimit me bakteret që kalojnë lehtësisht nga vendi ku jetojmë në fytyrë. A e dini që bakteret jetojnë shumë mire në një ambjent me vaj? Pra pucrrat tona jane ideale sapo hapen dhe preken për to. Të gjitha këto nuk do të thonë, që ne do të mbetemi me puçrra në fytytë gjatë gjithë kohës, por do të na mësojnë t’i drejtohemi gjithmone specialistëve , ata të cilët do të përcaktojnë më pas qetësuesit përkatës. Do të na mësojnë te përmisojmë cilësinë e larësve, apo kushtet higjenike në të cilat duhet të kryejmë ditë pas dite veprimet. Mund të duket e çuditshme, por studimet e fundit tregojnë që vetem në celularët tanë gjenden plot 25 mijë baktere, që ne i pozicionojmë ato më pas lehtësisht në mollëzat e gishtërinjëve. Mendoni vetë pastaj se cmund të bëhet me transferimin e tyre në lëkurën e fytyrës apo atë te trupit. Puçrrat kanë një kohëgjatje disa ditore në fytyrën tonë, ndërkohë qe pasojat e shtpyjes së tyre mund të mbeten aty përgjithmonë. Zgjidhni ju se çfarë do të ishte më mirë. Unë do të propozoja: Të lani duart dhe veçanërisht fytyrën disa herë në ditë ( gjatë fazës së parë kur shikoni që një “topth” i vogël është skuqur, ose dhemb kur e prekni) me larës hidratues që nuk thajnë dhe nuk irritojnë lëkurën.

Të përdorni nje krem anti-inflamator i cili shërben për të mos acaruar situatën dhe më së shumti për ta normalizuar atë dhe për të mos e bërë problematikën shumë të dukshme ( i gjeni lehtësisht në farmaci pa përmbajtje antibiotikësh dhe pa përmbajtje kortizonikësh) .

Të mos përdorni maska ose vajra shtëpiakë që premtojnë këte apo atë efekt. Ne çdo kohë ato i përgjigjen nevojave të një lëkurë me parametra normal, dhe shtojnë problematiken tek shfaqja dhe shumimini pucrave, me vrull te madh madje. Dhe në fund por shumë e rëndësishme si mesdhetar qe jemi, është vënë re një lidhje e ngushtë e daljes së pucrrave nga konsumimi i tepërt i djathrave, adaj në fazën e shërimit, eleminojini sa më shume të mundeni atë. Dhe përpara se të përshëndetemi, për tu shkruajtur në rubrikën e ardhshme drejtohuni tek profesionistët, ata do të monitorojnë gjithnjë më mire se ju, atë çfarë ndodh poshtë shtresës se dukshme të lëkurën. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: «
»
Article Logic
Execution time: 0.0042400360107422
array(1) { ["section"]=> string(54) "vini-re-vini-re-blogu-i-blerines-ne-newsbomb-al-116004" }