VIP-at braktisin në masë Shqipërinë për Krishtlindje, zbuloni destinacionet e tyre (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:21 25-12-2017 VIP-at braktisin në masë Shqipërinë për Krishtlindje, zbuloni destinacionet e tyre (FOTO)

Shumë prej njerëzve të ekranit kanë zgjedhur destinacione dhe mënyra të ndryshme për të uruar fansat e tyre për Krishtlindje. Ata kanë udhëtuar drejt vendeve të ndryshme të botës, ku kanë hedhur foto të shumta në rrjetet sociale.

JA DISA PREJ VIP-ave TË CILËT KANË BRAKTISUR VENDIN PËR FESTA:

Armina Mevlani ka vendosur që këtë Krishtlindje ta festojë me miket e saj në New York. Në rrjete sociale ajo ka hedhur foto të shumta, ku duket shumë elegante dhe e lumtur me mikeshat.

 ARMINA.jpg

Bleona Qereti është një tjetër personazh që uron nga qyteti i New York-ut. Ndryshe nga Armina, Bleona ka vendosur të festojë Krishtlindjet me prindërit e saj.

hjuhyu8hyu8hu8.jpg

Samanta Karavella dhe Ledri Vula gjithashtu ndodhen në New York, por ndryshe nga personazhet e tjera ata kanë udhëtuar për punë. Këngëtarët shihen të dy bashkë duke kënduar në një koncert. Mesa duket, nuk mund të festojnë pa publikun.

SAMANTA_LEDRI_copy.jpg

Krishtlindje në një vend tropikal? Pikërisht këtë gjë ka bërë moderatorja e njohur Alketa Vejsiu. Ajo uron fansat e saj e veshur me rroba banjo dhe me buzëqeshjen që e karakterizon gjithmonë.

ALKETA_VEJSIU.jpg

Urimet për Krishtlindje zakonisht karakterizohen nga foto me babagjysh dhe borë. Por kur të shihni fotot  e nxehta të Marina Farës do të ndryshoni mendje plotësisht Në fotot e saj në rrjetet sociale ajo shfaqet me të brendshme të kuqe dhe seksi. Epo urim më të bukur për Krishtlindje nuk mund të kishte.

MARINA_FARA.jpg

Xhensila Myrtezaj pas disa ditëve pushim në Korçë, vendosi të udhëtojë jashtë. Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka publikuar një foto në avion, gjë që lë të kuptohet se ajo është duke u larguar nga vendi për festa.

XHENSILA_MYRTEZAJ.jpg

Prezantuesja simpatike e Klan Tv Arjola Shehu ka preferuar gjithashtu të festojë jashtë vendit. Moderatorja ka udhëtuar drejt  Italisë.

ARJOLA_SHEHU.jpg

Epo nuk na mbetet gjë tjetër përveçse t’ju urojmë pushime të mbara dhe festa të gëzuara. /NewsBomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.048760890960693
array(1) { ["section"]=> string(93) "vip-at-braktisin-ne-mase-shqiperine-per-krishtlindje-zbuloni-destinacionet-e-tyre-foto-104324" }