VIP-at të dielën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:00 08-02-2015 VIP-at të dielën

Edhe këtë javë në newsbomb.al ju do të lexoni, shihni e spiunoni se ku dhe si po e kalojnë disa prej vip-ave tanë këtë të dielë.Ajo që vlen të thuhet është se sot, ndryshe nga e diela e kaluar, Vip-at duket se janë më me këmbë në tokë. Javën që shkoi i pamë nëpër vende ekzotike me jahte e me “ gjëra’ por me ç’duket e kanë marrë vesh se Shqipëria këto ditë po përmbytet nga shirat e motit të keq dhe janë treguar më të kursyer me fotot.

Meqë jemi te përmbytjet, le ta nisim me Erion Veliajn. Ministri ynë, këtë të dielë po e kalon me të përmbyturit në jug të vendit. “Të përkushtuar për t’u ardhur në ndihmë këtyre njerëzve”-shkruan Erioni. Ne për hir të së vërtetës më I përkushtuar na duket ky banor I mirë që është duke i folur ministrit me “këmbë e me dua”r sesa vetë ministri. Gjithsesi bravo zoti ministër për të dielën tënde të sakrifikuar. Fundja, as shirat nuk e kanë pushim sot.

 

Eranda Libohova ka zgjedhur bregdetin për ta kaluar të dielën e saj. E veshur sportive nën shoqërinë e një qeni…Mirë e bën. Më mirë një qen sesa një mik-kanë thënë ca të urtë.

 

Kastro Zizo ka shkuar majë Tomorrit këtë të dielë. Guxim të madh ka ky djalë! Zoti e ruajtë se mirë që rrezikon por edhe promovon bukuritë e këtij vendi edhe në ditë të vështira si këto!

 

Vesa Luma nuk po bën asgjë që ju të tjerët nuk mund ta bëni këtë të dielë. Ajo po stërvitet në një palestër në Prishtinë. Pak dekolte, pak muskuj, ca “zemra’ në “instagram”…dhe ja ku u bë e diela perfekte për Vesën .

 

E diela më e bukur (besoj që edhe ju jeni në një mendje me mua) është ajo e Ledri Vulaj. Ai ka zgjedhur t’ja dedikojë të dielën e tij Ambra Medës, vajzën që fitoi luftën me sëmundjen e saj tumorale dhe që më në fund doli nga spitali gjerman ku gjendej shtruar prej më shumë se një viti. Bashkë me të dielën, Ledri na përcolli edhe një mesazh të bukur duke iu gjendur në krah Ambrës, simbolit të forcës. Bravo djalë! Të gjithë do e kishin zili të dielën tënde tani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034957885742188
array(1) { ["section"]=> string(21) "vip-at-te-dielen-2711" }