VIP-at të dielën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:25 22-02-2015 VIP-at të dielën

Është një e dielë me shi, po kjo nuk na pengon aspak të hedhim një sy për të parë se si dhe ku po e kalojnë ditën personazhet tanë VIP-a. Sigurisht, shiu i ka kufizuar paksa personazhet dhe nuk kanë mundur të bënin ato që do donin ndaj duhet thënë se kjo e dielë vjen mjaft “modeste” sa i takon zgjedhjeve të tyre. 

Enca Haxhia është zgjuar vonë këtë të dielë po zgjimi e ka gjetur me puthje e buzëkuq në bark, që siç thotë Beatriksi i përkasin mamasë së saj.

 

 

Miriam Cani është duke udhëtuar po nuk na e thotë se ku. Ajo ka kapur një rreze dielli (që ne nuk e dimë se ku e ka gjetur dhe ka realizuar këtë foto. E thjeshtë, e bukur dhe pa make-up, e diela e Miriamit.

Luana Vjollca në këtë të diel ndodhet në emisionin “E diell’ si e ftuar. Edhe në një ditë pushimi si kjo Luanës nuk i gjen dot rehat fytyra e grimuar. E dielë me grim kjo për Luanën. Asgjë e re.

Beatrik Ramosajn, kjo e dielë e ka gjetur me mendimin të banania. Mos u keqkuptoni. Beatriksit i pëlqejnë shumë “bananet e qeshura” dhe nëpërmjet kësaj fotoje të postuar në “instagram” na thotë se është shumë e vështirë të gjesh një banane të mërzitur.

Kastro Zizo, sot është bërë një kuzhinier shumë i mirë. Ai ka gatuar këtë supë, recetën e së cilës thotë se ja ka marrë mamasë së tij. Ne nuk e dimë çfarë shije mund të ketë po pamja është e këndshme.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015790939331055
array(1) { ["section"]=> string(21) "vip-at-te-dielen-4129" }