Virusi zëvendëson Mimoza Ahmetin në Big Brother?

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:28 18-03-2015 Virusi zëvendëson Mimoza Ahmetin në Big Brother?

Pas postimit të opinionistes së Big Brother 8 Mimoza Ahmeti, se ishte duke e menduar seriozisht nëse ia vlente të ishte më pjesë e këtij formati zërat qarkullojnë për një opinionist tjetër që mund ta zëvendësojë  atë.

Gazetarët e medias rozë si dhe komentuesit në rrjetet sociale përflasin emrin e Virus Shalës, si opinionistin i cili do të zëvendësojë Ahmetin.

Kjo mosmarrëveshje brenda Big-ut lindi kur në faqen e Olti Currit ishte postuar një foto e montuar dhe një diçiturë që kishte në qendër Ahmetin dhe konkurentin e dalë nga shtëpia, Edisonin.

Kjo gjë nuk i pëlqeu Ahmetit e cila tentoi të fliste me organizatoren e spektaklit Zefina Hasanin, por ajo sipas opinionistes, i kishte mbyllur telefonin. Ndërkohë Hasani ka pohuar se ende nuk i është komunikuar vendimi i Ahmetit për tërheqjen nga Big Brother.

Olti Curri reagoi gjithashtu në faqen e tij ku tentoi të qetësonte Ahmetin dhe në të njëjtën kohë i pohoi se në faqen e tij mund të bënte ç’të donte.

Lexo edhe:

Big Brother/ Mimoza Ahmeti mendon të tërhiqet, sulmon Olti Currin. Curri: Në faqen time bëj ç’të dua

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022073030471802
array(1) { ["section"]=> string(52) "virusi-zevendeson-mimoza-ahmetin-ne-big-brother-6279" }