Virusi “Zika” shfaqet në Danimarkë, rasti i parë në Europë

Publikuar tek: bota, më 09:21 27-01-2016 Virusi “Zika” shfaqet në Danimarkë, rasti i parë në Europë

Një banor i Danimarkës ka rezultuar pozitiv me virusin “Zika”. Mediat vendase raportojnë se personi në fjalë ka udhëtuar në vendet e Amerikës Jugore dhe Qendrore, aty ku edhe ky virus është kthyer gati në epidemi.

Personi, për të cilin nuk bëhet i ditur nëse është mashkull apo femër, është identifikuar se mban virusin vetëm kur ka mbërritur në Danimarkë, në qytetin Aarhus. Ky është rasti i parë që shfaqet në Europë.

Virusi “Zika” është kthyer në një problem për vendet latine. Ai përhapet nëpërmjet pickimit të mushkonjave dhe pasojat më të mëdha shfaqen te fëmijët e porsalindur, duke u shkaktuar atyre deformime të rënda trupore.

Brazili është vendi që është prekur më rëndë nga ky virus dhe në disa zona autoritetet kanë nxjerrë ushtrinë për të identifikuar rastet. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11961507797241
array(1) { ["section"]=> string(61) "virusi-zika-shfaqet-ne-danimarke-rasti-i-pare-ne-europe-31034" }