Vishet gjithmonë me mëngë të gjata, zbulohet arsyeja e çuditshme e Ronaldos

Publikuar tek: sport, më 07:02 03-07-2018 Vishet gjithmonë me mëngë të gjata, zbulohet arsyeja e çuditshme e Ronaldos

Përveç lojës së tij emocionuese në fushën e blertë një tjetër detaj bie shpesh në sy te ylli portugez. Cristiano Ronaldo vishet gjithmonë me bluzë me mëngë të gjatë.

Mirëpo, kjo zgjedhje e Ronaldos e paska një arsye, e cila duket shumë e çuditshme në fakt.

Sipas prestigjozes britanike “The Sun” Ronaldo është natyrë supersticioze. Ai ka veshur fanellë me mëngë të gjata që pas dështimit të Portugalisë në Euro 2004 dhe Botërorin e vitit 2006. Futbollisti ka menduar se tersin ia ka sjellë bluza e tij me mëngë të shkurtra.

Ndërkohë, kur nisi të vishej vetëm me fanellë me mëngë të gjata, duket sikur fati i buzëqeshi. Në vitin 2016, Portugalia u shpall kampione e Europës. Por në Botërorin e Rusisë këtë vit mesa duket tersi nuk ishte sërish fanella.

Portugalia u eliminua në fazën 1/8 duke u mundur nga Uruguai.

RONI.jpg

TERS.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Belgjika i heq fitoren nga duart Japonisë, përmbys rezultatin 3-2 në minutën e fundit
»
Article Logic
Execution time: 0.023167848587036
array(1) { ["section"]=> string(81) "vishet-gjithmone-me-menge-te-gjata-zbulohet-arsyeja-e-cuditshme-e-ronaldos-126539" }