Viti i Skënderbeut, hapet ekspozita e monedhës dhe pullës shqiptare

Publikuar tek: kulture-art, më 11:29 14-01-2018 Viti i Skënderbeut, hapet ekspozita e monedhës dhe pullës shqiptare

Në kuadër të Vitit të Skënderbeut do të hapet ekspozita kushtuar Heroit Kombëtar.

Lajmin e bën të ditur Shoqata e Koleksionistëve të Shqipërisë, e cila sqaron se  më 17 janar 2018, çel siparin e aktiviteteve në vitin mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti - Skënderbeut.

Muzeu Kombëtar i Krujës do të jetë stacioni i parë ku do të zhvillohet ekspozita e përkohshme, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu përmes monedhës dhe pullës shqiptare”. Kjo ekspozitë, e cila përkon me një datë historike, atë të 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar, synon t’i prezantojë publikut të gjerë figurën e Skënderbeut përmes një koleksioni të rrallë monedhash, kartëmonedhash dhe pullash shqiptare, pjesë e koleksionit të z. Julian Demeti dhe Dr.Jovan Basho.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Muzeun Kombëtar të Krujës në datat 
17 -18 Janar 2018.

[1]Z. Julian Demeti dhe Dr. Jovan Basho janë koleksionistë dhe anëtarë të Kryesisë së Shoqatës së Koleksionistëve të Shqipërisë.

Më shumë në këtë kategori: « Violinisti shqiptar performon në statujën e lartë të Jezu Krishtit në Rio de Jeneiro (VIDEO)
Ekskluzive: 'Bloodlands', filmi i parë shqiptar horror, Enxhi Cuku tregon prapaskenat dhe eksperiencën unike »
Article Logic
Execution time: 0.0174560546875
array(1) { ["section"]=> string(73) "viti-i-skenderbeut-hapet-ekspozita-e-monedhes-dhe-pulles-shqiptare-106514" }