Viti i Skënderbeut, ja ekspozita e rrallë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë (Foto)

Publikuar tek: kulture-art, më 21:11 25-01-2018 Viti i Skënderbeut, ja ekspozita e rrallë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë (Foto)

Viti i heroit tonë kombëtar ka ardhur me një sërë aktivitetesh kulturore në vendin tonë.

E tillë është edhe ekspozita e çelur në Muzeun e Bankës së Shqipërisë. Kjo ekspozitë e rrallë u paraqet vizitorëve kartëmonedha të cilat i përkasin viteve 1921-1996.

Veçantia e këtyre kartëmonedhave qëndron në përdorimin e figurës së Gjergj Kastriotit.

Nën emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në monedhën dhe kartëmonedhën shqiptare”, kjo ekspozitë pasuron larminë e aktiviteteve në këtë përvjetor të 550 të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Për herë të parë figura dhe emri i tij u vendos në një kartëmonedhë zyrëtare në vitin 1921 dhe për rreth 1 shekull Leku vazhdon të mbajë figurën e tij.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur edhe përgjatë muajve në vazhdim për të gjithë vizitorët.

ewfw.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpallet 'Mbretëresha e Muzikës Shqiptare', ZBULONI KUSH ËSHTË
Dhunohet godina e ISSH-së, autorët dëmtojnë dokumentet »
Article Logic
Execution time: 0.019117116928101
array(1) { ["section"]=> string(85) "viti-i-skenderbeut-ja-ekspozita-e-rralle-ne-muzeun-e-bankes-se-shqiperise-foto-107943" }