Vitin tjetër telefonata pa ROAMING mes Shqipërisë dhe Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 12:31 09-11-2018 Vitin tjetër telefonata pa ROAMING mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kryetari i Bordit të Komunikimeve Elektronike në Kosovë,  Kreshnik Gashi, ka bërë të ditur  se qytetarët në sezonin e ardhshëm veror mund të flasin pa roaming nëse nënshkruhet marrëveshja më 28 Nëntor mes Qeverisë së Kosovë dhe asaj të Shqipërisë.

 

“Heqja e roamingut ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm dhe ARKEP është i gatshëm që ta zbatojë sa më shpejtë që të jetë i mundur. Çështja e marrëveshjes ndërshtetërore i takon Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, është themeluar një grup punues dhe ne në pjesën e Kosovës e kemi kryer një pjesë të madhe.

Kjo çështje do të diskutohet takimin e ardhshëm të dy qeverive që do të mbahet me 28 nëntor në Pejë dhe shpresojmë që aty të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes finale në mënyrë që të fillohet me zbatimin i tërheqjes së roamingut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Gashi në një intervistë për Telegrafin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vuçiç flet për mediat pas takimit me Thaçin, shqiptarët bërtasin nga ndërtesat në Bruksel (VIDEO)
Këshilli Penal refuzon ankesën, Gruevski drejt burgut »
Article Logic
Execution time: 0.0041267871856689
array(1) { ["section"]=> string(68) "vitin-tjeter-telefonata-pa-roaming-mes-shqiperise-dhe-kosoves-140881" }