Vizita e Klintonit në Kosovë, Haradinaj: Mirë se erdhe në shtëpinë tënde President!

Publikuar tek: rajon, më 18:43 11-06-2019 Vizita e Klintonit në Kosovë, Haradinaj: Mirë se erdhe në shtëpinë tënde President! Ish presidenti i SHBA, Bill Clinton dhe kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me ish presidentin amerikan Bill Clinton.

Ish presidenti Clinton do të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryeministri Haradinaj  ka shkruar se president Clinton është kthyer në shtëpinë e tij dhe se për shqiptarët e Kosovëes është një nga njerëzit më të dashur.

Postimi i Haradinajt:

Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen!  Mirë se erdhe në shtëpinë tënde dhe tek populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosshmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës!  Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!  President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj.

Zoti e bekoft Amerikën!  Zoti e bekoft Kosovën!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021835088729858
array(1) { ["section"]=> string(87) "vizita-e-klintonit-ne-kosove-haradinaj-mire-se-erdhe-ne-shtepine-tende-president-167835" }