Vizita e parë e Ardi Veliut, zbardhet takimi me kreun e policisë dhe prokurorin e Shkodrës

Publikuar tek: kulture-art, më 13:42 09-02-2018 Vizita e parë e Ardi Veliut, zbardhet takimi me kreun e policisë dhe prokurorin e Shkodrës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi sot takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

I sapoemëruar në krye të këtij posti, Veliu vkerësoi punën e kryer për goditjen e grupeve kriminale në kuadër të operacionit “Forca e ligjit”.

“Vlerësim për 2 goditjet e fundit në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit". Vlerësim për Drejtuesit dhe ekipin për zbardhjen e ngjarjes me eksploziv dhe inkurajim për punën e policisë dhe mbështetje për rezultate të tjera.

Inkurajim dhe vlerësim për bashkëpunimin e Prokurorisë së Shkodrës me Policinë, model që duhet shpërndarë dhe krijuar në çdo qark”, tha Veliu, ndërsa drejtori Vendor i Policisë Gjovalin Loka u shpreh se: Punuam në grup në bashkëpunim të fuqishëm me Prokurorinë”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Veliu zhvilloi edhe një takim me Prokurorin e Rrethit Shkodër Anton Martini.

Martini ka vlerësuar bashkëpunimin me policinë vendore dhe punën profesionale të bërë bashkarisht për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtori Ardi Veliu falenderoi Prokurorin për ndihmën dhe mbështetjen si dhe theksoi se puna jonë ka sukses kur punojmë bashkarisht.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Myslimanë dhe të krishterë bëhen bashkë në Shkodër, mbahet konferenca e rëndësishme fetare
Tiranë: Grabitet nën kërcënimin e thikës karburanti, merret… »
Article Logic
Execution time: 0.021053075790405
array(1) { ["section"]=> string(96) "vizita-e-pare-e-ardi-veliut-zbardhet-takimi-me-kreun-e-policise-dhe-prokurorin-e-shkodres-109721" }