Vizita e Ramës në SHBA, Basha: Kjo është kënga që do t'i këndojnë amerikanët

Publikuar tek: politike, më 21:24 28-03-2016 Vizita e Ramës në SHBA, Basha: Kjo është kënga që do t'i këndojnë amerikanët

Kur reforma në drejtësi po përjeton orë kyçe për fatin e saj, kur dekriminalizimi mbetet një sfidë në pritje për t’u përmbushur, kur ekonomia dhe investimet vuajnë pasojat e një klime të pafavorshme me akuza për informalitet dhe klientelizëm, në studion e Tonight Ilva Tare në Ora News, kreu i PD, Lulzim Basha, i sapokthyer nga vizita e parë si lider opozite në SHBA.

Pjesë nga intervista:

Tare: Si shkoi mbledhja?

Basha:Ishte një mbledhje shumë dinamike, me diskutime të hapura, të forta nga anëtarët e kryesisë dhe grupit parlamentar që vjen pas një situatë të tensionuar si ajo e sotmja ku shteti antiligjor që Edi Rama konfirmoi sot se është vepra e tij e vetme në krye të PS nuk nguroi të ushtronte dhunë barbare nga pjestarë të efektivave të rendit pa identifikim por të armatosur me pistoleta në kundërshtim me ligjin për manifestimet publike ndaj qytetarëve, ndaj anëtarëve të opozitës në protestë. Duke dhunuar madje dhe anëtarët e grupit që ishin të pranishëm në protestë.

Tare: Kemi parë pamje që dhe deputetë të PD janë përleshur me policinë për çarjen e gardhit.

Basha:Sigurisht sepse roli i policisë duhet të ishte jo sot, por në secilën prej katër protestave të PD duhet të ishte sëbashku me PD, qytetarët dhe pjestarët e shoqërisë civile për të zhvendosur atë gardh. Në një shtet normal, ishte detyrë e policisë jo vetëm të mos lejonte ndërtimin e gardhit por pas vendosjes të ndihmonte në largimin e gardhit  dhe në vendosjen e personave përgjegjës para ligjit dhe drejtësisë.

Tare: Keni qenë Ministër i Brendshëm, çfarë lidhje ka policia me ndërtimin e gardhit?

Basha: Po çfarë lidhje ka policia me një fshatar që vendoste një tjegull në çati dhe e merrte dhe e rraste në qeli?

Tare:Nëse e bën pa leje dhe mund ta marrë.

Basha: Dhe kjo është pa leje.

Tare: Jo e ka lejen.

Basha:Të marrësh një formular leje dhe ti vendosësh firmën, i vetmi efekt ligjor është që firmosësi duhet të ndiqet penalisht. Proçesi i lejes për çdo leje ndërtimi është një proçes i përcaktuar me ligj.

Tare: Pse nuk prisni  vendimin, sepse politikisht nuk mund ta gjykoni këtë?

Basha: Aty po derdhet beton, po shkatërrohet parku.

Tare: Është derdhur dhe gjak në Tiranë.

Basha: Sigurisht është derdhur 45 vjet nga regjimi komunist, 6 mijë të vrarë, dolën shifrat sot.56 mijë të internuar, shifrat zyrtare me siguri do të komplomentohen dhe nga dëshmitë e të mbijetuarve.Është një vend që ka vuajtur shumë, ndaj kërkojmë demokraci, ligj dhe shtet ligjor. Shtet ligjor do të thotë që institucioni kryesor që është ekzekutivi.Nuk ka leje nga Ministria e Mjedisit, nëse e ka fallsifikuar sot do të japë përgjegjësi dhe Lefter Koka për këtë.Deri sot është përfolur fakti që nuk ka leje mjedisore, që vetë Ministri i Mjedist ka shprehur rezerva të thella sëbashku me Ministrin e Infrastrukturës për këtë investim në mes të qytetit. Është inbterpretuar si një shkak tjeër për një përplasje mes Kryeministrave dhe Ministrave të tjerë meqë i përkasin formacioneve të ndryshme. Ashtu si me rastin e rehabilitimit të Kryeministrisë apo vendosjes së plasmasit të bordellos mbi Kryeministri, ashtu dhe në raste të tjera Edi Rama po u dëshmon qytetarëve që nuk ka respekt për Kushtetutën.

Nuk ka respekt për ligjin dhe i përqesh qytetarët duke dhunuar të pafajshmit, njerëzit pa akses, pa lidhje me pushtetin, të cilët i merr. Unë i kam denoncuar dhe para tre javësh. Ka marrë qytetarë, banorë të Saukut, në vijë të drejtë 400 metra aty ku po bëhet masakra në park dhe i ka rrasur në komisariat për orë të tëra përditë sepse po lyenin fasadën pa leje. Ndërkohë vetë ky është futur pa leje. Qytetarët e kanë parë, leja e KKT është e falsifikuar.Ju e keni thënë, mediat e lira e kanë nxjerrë.Nuk nxori leje ndërtimi, kishte bërë rrethimin, kishte nisur punimet. Vetëm për këtë duhet të kishte filluar çështja penale, duhet të ishin marrë në pyetje dhe duhet të kishin filluar sanksionet penale përmes ligjit.Kur u ballafaqua me këtë nxori një leje ndërtimi të KKT. U tha që ishte nxjerrë me datë 12, leja mbante.Me 17 shkurt ka dalë një leje që qeveria pretendonte se kishte dalë më 12 shkurt. Ka një fallsifikim të madh për ti dhënë mbrojtje Erjon Veliaj, që siç doli sot, me urdhër të Edi Ramës ka shkelur plot 5 ligje të Republikës, secila e sanksionuar me dënime në burg. E ka bërë për atë arsye që Edi Rama dhe deputetët e tij ndjehen të sigurt dhe shkelin ligjin kur marrin 150 tendera siç ishte rasti i Koço Kokëdhimës, për të njëjtat arsye që zëvendës.kryetarja e Kuvendit merr një të tretën e hekurudhës.

Tare: I ka marrë para mandatit.

Basha: Jo, janë të qarta kristal.Koço Kokëdhima i ka marrë përfitimet dhe i ka marrë tenderat ndërkohë që ka qenë në karrigen e deputetit.Ligji për konfliktin e interesit parashikon që ai deputet duhet të heqë dorë nga këto përfitime sepse përndryshe çdokush bëhet deputet që të marrë lekët e shqiptarëve. Ndaj është bërë Kushtetuta e tillë.

Tare: Dhe ata kanë publikuar faktet e tyre.

Basha: Ata janë laboratorë propagande.Qytetarët janë të qartë që Koço Kokëdhima përfiton transferta financiare në kundërshtim me Kushtetutën, përmes djalit të saj Leskaj ka marrë 1/3 e hekurudhës shqiptare, segmentin Ballsh-Vlorë. Qytetarët janë të qartë që ato lekë që ua merr me kërbaç OSHEE, që i rras dhe në burg, ku i detyron dhe në vetëvrasje, ato shkojnë 180 milion lekë tek Rakip Suli.Këtu është ndërtuar ai që John Kerry e quan regjim oligarkik. Regjim që të drejtat e qytetarëve i nëpërkëmb, ligjin dhe Kushtetutën i nëpërkëmb për të mbushur xhepat e një grushti njerëzish të lidhur me krimin dhe kjo është Shqipëria e 2016.

Tare: Nëse do ishte ky regjim oligarkik që thoni ju, pse Edi Rama është ftuar me 14 prill në Shtëpinë e Bardhë?

Basha: Ka dy çështje, e para rekordi i Edi Ramës në këto 2 vite e gjysëm si Kryeministër është që ka abuzuar në mënyrën më të turpshme me vizitat dhe fotografitë me liderët botërore dhe kjo për fat të keq nuk ka damkosur dhe dënuar vetëm Edi Ramën por dhe Shqipërinë.Mjafton të kujtojmë furtunën që ngriti për marrëdhënien e tij esktra të privilegjuar personale me Angela Merkel dhe të shikojmë se nga proçesi i Berlinit është Vuçiç ai që përfiton miliarda, është Vuçiç ai që përfiton konçesione politike dhe Shqipëria ka mbetur në vendnumëro.Propaganda mbetet në vend. Pyetja është pse nuk është ftuar Kryeministri shqiptar kur u ftua Vuçiç, Gjykanoviç, Gruevski, Jahjaga? Është çështje dënimi.

Tare: E ka shlyer dënimin?

Basha: Jo nuk besoj. Nëse ju besoni se Edi Rama do të shkojë në Uashington për të marrë bekimin për regjimin oligarkik që po ndërton në Shqipëri besoj që jeni fare e qartë se kjo nuk mund të ndodhë. Në Uashingon ai do të marrë të gjitha mesazhet dhe shqetësimet që i ka marrë dhe këtu nga Donald Lu, që dëgjova unë në takimet e mia në Uashington në Shtëpinë e Bardhë, në Departamentin e Shtetit, në Senatin amerikan, në Kongres. Dhe këto janë mesazhet që, citoj: Është e prapranueshme që personat që duhet të jenë prapa hekurave janë sot në parlament dhe bëjnë sot ligjin në institucionet shqiptare, në doganat shqiptare, në polici. Alkaponet, është një term që u përdor këtu. Nuk më pëlqen të citoj këtu, ka folur dhe më ashpër, ka përmendur Shullazin me emër. Po kështu DASH, PE, OSBE-ODIHR ka folur qartë për vjedhjen dhe shkatërrimin e  zgjedhjeve në Shqipëri në 2015 dhe krijimi i kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme është një mesazh, një garanci e angazhimit amerikan që unë sjell sot në mënyrë trasnparentë para qytetarëve. Kjo këngë Edi Ramës do ti këndohet fare qartë dhe pa asnjë ekuivokë.Do japë efekt apo jo, është çështje tjetër.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Balla: PD po i ofron mburojë politike Strazimirit
Kush janë 13 protestuesit e arrestuar dhe 9 deputetët që përdorën dhunë te liqeni, policia publikon emrat »
Article Logic
Execution time: 0.027070999145508
array(1) { ["section"]=> string(80) "vizita-e-rames-ne-shba-basha-kjo-eshte-kenga-qe-do-t-i-kendojne-amerikanet-36253" }