Vizitat maratonë të Metës, Kreu i Kuvendit më pak se 1 javë në Shqipëri

Publikuar tek: politike, më 17:11 10-12-2015 Vizitat maratonë të Metës, Kreu i Kuvendit më pak se 1 javë në Shqipëri

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet sot (10.12) në Berlin ku po merr pjesë në punimet e  Kongresit të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD). Kjo vizitë e Metës në Gjermani vjen vetëm 6 ditë pasi ai ishte kthyer nga i njejti vend.

Në dy javët e fundit, Meta ka zhvilluar disa vizita që mund të konsiderohen maratonë për nga kohëzgjatja e tyre.

Më 25 nëntor ai udhëtoi drejt Italisë për t’u takuar me homologët e tij dhe më pas u nis drejt Gjermanisë për t’u kthyer në Shqipëri pas 9 ditësh, më 3 dhjetor.

Por, vetëm 6 ditë pasi u kthye nga Gjermania, Meta është nisur sërish sot drejt Berlinit dhe momentalisht nuk dihet nëse edhe kjo vizitë do të zgjasë sa ajo e para pak ditësh.

Në 9 ditë takime në Itali dhe Gjermani, vizita më e suksesshme mund të konsiderohet ajo në Romë, ku Meta u prit nga Presidentja e Dhomës së Deputetëve, Laura Boldrini dhe Presidenti i Senatit të Italisë, Pietro Grasso. Sa i përket vizitës në Gjermani, gjatë qëndrimit atje kreu i Kuvendit të Shqipërisë takimin e nivelit më të lartë e zhvilloi me Zv. Presidentin e Parlamentit Gjerman, Johannes Singhammer, ndërsa takimet e tjera ishte me zyrtarë lokalë apo përfaqësues të partive politike gjermane.

Lexo edhe: Meta në Berlin takohet me ish-Kancelarin e Gjermanisë, Gerhard Schröder

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta në Berlin takohet me ish-Kancelarin e Gjermanisë, Gerhard Schröder
Projektligji / Kategoritë e të burgosurve që përfitojnë nga amnistia »
Article Logic
Execution time: 0.029251098632812
array(1) { ["section"]=> string(76) "vizitat-maratone-te-metes-kreu-i-kuvendit-me-pak-se-1-jave-ne-shqiperi-27451" }