Vizitë historike e kryeministrit japonez në Pearl Harbor, Obama: Aleanca jonë s’ka qenë kurrë më e fortë

Publikuar tek: bota, më 12:53 28-12-2016 Vizitë historike e kryeministrit japonez në Pearl Harbor, Obama: Aleanca jonë s’ka qenë kurrë më e fortë

Presidenti amerikan, Barack Obama vlerësoi sot forcën e aleancës mes SHBA-së dhe Japonisë, pasi i bëri homazhe, bashkë me kryeministrin japonez, Shinzo Abe viktimave të Pearl Harbor, në arqipelagun e Havait, 75 vite pas sulmit që tronditi Amerikën.

“Aleanca jonë kurrë nuk ka qenë kaq e fortë”, deklaroi Obama, që do të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 20 janar.

“Karakteri i një vendi shihet në luftë, por ai formohet gjatë paqes”, vazhdoi ai.

“Shpresoj që, sëbashku, ne do t’i dërgojmë një mesazh botës, sipas të cilit ka më shumë për të fituar duke bërë paqe se sa luftën dhe se pajtimi sjell më shumë se sa hakmarrja”, theksoi Obama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13832402229309
array(1) { ["section"]=> string(108) "vizite-historike-e-kryeministrit-japonez-ne-pearl-harbor-obama-aleanca-jone-s-ka-qene-kurre-me-e-forte-64007" }