Vizitë në Lin, fshatin ku të rinjtë frymëzojnë brezat

Publikuar tek: kulture-art, më 09:21 20-06-2019 Vizitë në Lin, fshatin ku të rinjtë frymëzojnë brezat

“Nëse do më jepet një dorë për të zhvilluar më tej turizmin në Lin, s’do largohem kurrë nga ky fshat i vogël, por që për mua është historia e paraardhësve të mi, dhe dua të vijojë në brezat e ardhshëm”.

 

Të shkosh në Pogradec, s’mund të ikësh pa vizituar Linin, fshatin me të bukurin liqen, që pret e përcjell çdo vit qindra turistë.

Në Lin, pastërtia e natyrës, mikpritja e vendasve dhe harmonia fetare e kishave dhe xhamive vihen re sapo shkel në këtë fshat. Por, për të tërhequr turistët shqiptarë e të huaj, të rinj e zotërinj nga Lini kanë punuar dhe po punojnë fort.

Ndaj, për t’i dhënë zë punës dhe arritjeve të tyre, projektin "Të rinojmë Shqipërinë", Shërbimi Kombëtar për Rininë e nisi me Gadishullin e Linit në Pogradec. Të rinjtë e Linit prezantuan me dashuri vendlindjen e tyre.

 Fshati piktoresk bën pjesë në projektin "100 fshatrat". Në Lin ndodhet Bazilika Kristiane më e hershme në gadishullin e Ballkanit e në trojet Shqiptare, e cila daton në shek. V pas erës sonë.

 Mozaiku është cilësuar si trashëgimi kulturore dhe është më i veçanti nga të gjithë mozaikët e tjerë me karakteristika fetare.

Fshati i Linit ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, pasi shtrihet buzë liqenit duke dhënë një pamje mahnitëse në të gjitha stinët e vitit. E ndërsa vozit me varkë mes tij, të vijnë ndër mend vargjet e Lazgush Poradecit, me “liqerin pa kufir”, e natyrën mahnitëse.

Në këtë fshat turistik ndodhet dhe qendra e rritjes së rasatit te koranit, një tjetër atraksion për vizitorët.

“ ‘Mulliri i Vjetër’ është shumë i bukur për piknik, me burime gurgulluese dhe pemë të larmishme. Këtu ndodhet qendra e rritjes së koranit, ku përgatiten dhe rriten koranët e vegjël për t’u lëshuar më pas në Liqenin e Ohrit”, rrëfeu Genta nga Lini.

Plazhet me ujë të kristaltë janë dhuratë për banorët gjatë verës dhe luks për turistët.

 Turizmi është i bazuar në bizneset familjare, me guesthouse, me bare dhe restorante piktoreske.

Gjatë shëtitjes me të rinj e të reja nga Lini, midis xhamisë dhe kishës gjetëm Arturin. Një i ri, i cili falë dëshirës dhe punës së tij për të investuar në vendlindje, sot është një model frymëzimi për të rinjtë.

30 vjeçari Artur Turka rrëfen se u kthye nga emigracioni nëntë vite më parë dhe vendosi të ndërtonte jetën në vendlindje.

Jo e lehtë për një të ri, por gur pas guri, ai ndërtoi restorantin e tij ku pret çdo sezon turistë, duke i gostitur me ushqime tradicionale të zonës.

Ndonëse aktivitetin e ushtron prej tetë vitesh, Arturi nuk ka mundur që deri më tani të zhvillojë biznesin, të ndërtojë guesthouse sië ai planifikon, pasi kostot janë të larta. Megjithatë Arturi mbetet shpresëplotë për investimet dhe përkrahjen e AZHBR-së për të zhvilluar më tej biznesin e tij dhe fshatin.

 Të rinjtë sot dëgjuan dhe u frymëzuan nga modele si Turi, sipërmarrës i ri që vendosi të investojë në komunitetin e tij, duke u dhënë shpresë këtyre të rinjve për të çuar përpara turizmin, trashëgiminë kulturore, kulinarinë dhe artizanatin e zonës.

Ata u shprehën se, “modele të tilla vlejnë si motivim për të punuar drejt ëndrrave të shumëkujt prej nesh”.

“Nëse do më jepet një dorë për të zhvilluar më tej turizmin në Lin, s’do largohem kurrë nga ky fshat i vogël, por që për mua është historia e paraardhësve të mi, dhe dua të vijojë në brezat e ardhshëm”, tha Andi 16-vjeçar por që për të Lini është e shkuara dhe e ardhmja.

 

64657916_2264809626944129_8220958572985450496_n.jpg64876205_380687449466045_8290447866774683648_n.jpg64352860_343776919600910_5270310242427600896_n.jpg64903031_414212319420058_7484078872326045696_n.jpg64450482_950750388431817_8513013853737451520_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069060325622559
array(1) { ["section"]=> string(59) "vizite-ne-lin-fshatin-ku-te-rinjte-frymezojne-brezat-168958" }