Vjedhja e armëve në BAZËN e Pashalimanit, Shtabi i Përgjithshëm i FA: Ngjarje e shëmtuar, ndjekje penale për...

Publikuar tek: aktualitet, më 18:46 11-01-2019 Vjedhja e armëve në BAZËN e Pashalimanit, Shtabi i Përgjithshëm i FA: Ngjarje e shëmtuar, ndjekje penale për...

Pas skandalit në Bazën Ushtarake Detare të Pashalimanit, ku rezultoi se ishin vjedhur disa armë ushtarake, ka reaguar edhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Në njoftimin për shtyp, Shtabi i Përgjithshëm dënon ngjarjen e rëndë dhe thotë se janë marrë të gjitha masat për hetimin e plotë që do të çojë në zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e personave përgjegjës.

Reagimi i plotë:

Një ngjarje e shëmtuar është regjistruar ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashalimanit, ku është dëmtuar një depo armatimi.

Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturave të tij vartëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashalimanit.

Policia Ushtarake referoi dokumentat për ndjekje penale në Prokurinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: “Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektetet e rëndësishme” si dhe u referuan materiale për veprën penale “Vjedhje”.

Hetimi administrativ i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare.

Theksojmë edhe një herë se, papërgjeshmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Uzurpimi i fakulteteve nga studentët, paligjshmëria e shkresës së administratorit të Universitetit drejtuar kreut të Policisë
Moti i keq, Xhaçka: Monitorim kompanive që duhet të mirëmbajnë rrugët »
Article Logic
Execution time: 0.10304188728333
array(1) { ["section"]=> string(112) "vjedhja-e-armeve-ne-bazen-e-pashalimanit-shtabi-i-pergjithshem-i-fa-ngjarje-e-shemtuar-ndjekje-penale-per-148404" }