Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka pranuar kërkesën e Kf Skënderbeu për t'i rikthyer klubit korçar titullin KAMPION të sezonit 2015-2016 i hequr një vit më parë nga Komisioni i Etikës pranë FSHF-së.
Në garë për titullin ka qenë dhe Partizani që ka humbur "luftën" me klubin korçar. Në lojë nuk ka qenë vetëm titulli por edhe 360 milionë lekë të vjetër. 100 milionë lekë që jep FSHF për fituesin dhe 200 mijë euro për fituesin e titullit që është Skënderbeu. /newsport.al