Ishte një rekord, me 16 ndeshje pa humbje, por do të duhej ndeshja me Udinezen që për zikaltërit të vinte humbja e parë sezonale.
Skuadra nga Friuli ka shtangur Interin ditën e sotme duke fituar me një rezultat të pastër, 1 me 3.
Që në fillim të ndeshjes, Udineze u hodh në sulm duke ushtruar presion lart dhe vënë në vështirësi skuadrën e Spaletit. Dhe do të ishin pikërisht miqtë që do të kalonin në avantazh në minutën e 14-të, por gëzimi do të zgjaste pak, pasi vetëm një minutë më vonë Inter do të barazonte më të përherëshmin, Ikardi.
Në pjesën e parë, Inter kërkoi dhe goline avantazhit, por pa arritur dot ta gjejë atë. Në pjesën e dytë, Udineze hyri më e vendosur dhe arriti të shënonte dy herë dhe marrë 3 pikë shumë të vlefshme.
Për Interin humbja e parë sezonale mund t’i shkaktojë dhe një zbritje në tabelën e renditjes në vendin e dytë, nëse Napoli arrin të fitojë.