Vjen mbështetja e parë për “Të bëfsha gjeneratën”, FRESSH-isti heq paralele mes ministrit austriak dhe Joleza Kokës

Publikuar tek: politike, më 11:05 11-02-2016 Vjen mbështetja e parë për “Të bëfsha gjeneratën”, FRESSH-isti heq paralele mes ministrit austriak dhe Joleza Kokës

Ka marrë modelin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Sebastian Kruz, njëkohësisht edhe Kryetari i Forumit Rinor të Partise së Popullit Austriak për të dalë te kryetarja e FRESSH në Shqipëri, Joleza Koka.

FRESSH-isti Francesko Muçaj i cili aktualisht punon si sistent i grupi parlamentar të PS ne Kuvend mbështet Joleza Kokën duke hequr paralele mes saj dhe austriakut.

“E rëndësishme është që ne po kultivohemi, dhe jo vetëm Joleza por i gjothë forumi do të korrë me kohën atë që po mbjell, ne të mirë të vendit dhe të brezit të ri, që atë " të bëfsha gjeneratën " ta kthejme në një dogmë të së kaluarës në një të ardhme të afert e ashtu si e dëshirojmë”, shkruan Muçaj.

Postimi i plotë i Muçajt:                    

“Me Ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes se Austrise, Sebastian Kruz, nga me te rinjte ne histori per pozicionin qe mban. Ai eshte njekohesisht edhe Kryetari i Forumit Rinor te Partise se Popullit Austriak, nje i ri model suksesi ne politike, duke u bere Minister qe ne moshen 25 vjecare, Minister i Shtetit per Integrimin. Joleza Koka, per forumin tone, si drejtuese, eshte po ashtu model suksesi ne ato nivele qe te jep hapsire Shqiperia per rinine dhe modestie e thjeshtesie. Ndryshe nga Austria, ne duhet te perballemi me mendesi arkaike, kriticizma boshe te njerezve pa permbajtje dhe korbave qe flene, vegjetojne diku rreth nesh, edhe ne rradhet tona. Por e rendesishme eshte qe ne po kultivohemi, dhe jo vetem ‪#‎Joleza, por i gjothe forumi do te korre me kohen ate qe po mbjell, ne te mire te vendit dhe te brezit te ri, qe ate " te befsha gjeneraten " ta kthejme ne nje dogme te se kaluares ne nje te ardhme te afert e ashtu si e deshirojme. Deri atehere, bashke me gjithe FRESSH do kultivohemi papushim”.

jo1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Byronë e miratuar nga Rama? Nuk e votojmë! S'është varianti i dakordësuar me amerikanët dhe Venecian
Meta siguron: Reforma në drejtësi mbyllet në pranverë, s’besonit te dekriminalizimi por ndodhi. I kërkon falje homolgut slloven dhe vendos t’i japë fund spekulimeve »
Article Logic
Execution time: 0.025132894515991
array(1) { ["section"]=> string(118) "vjen-mbeshtetja-e-pare-per-te-befsha-gjeneraten-fressh-isti-heq-paralele-mes-ministrit-austriak-dhe-joleza-kokes-32292" }