Vjen në Shqipëri evenimenti më i rëndësishëm i vitit në fushën e kinematografisë

Publikuar tek: kulture-art, më 13:16 16-09-2017 Vjen në Shqipëri evenimenti më i rëndësishëm i vitit në fushën e kinematografisë

Fusha e kinematografisë shpesh është e mbushur me organizime dhe evente ndërkombëtare, por në vendin tonë kjo gjë nuk ndodh shpesh.

Si rrallëherë në ambjentet e Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi” do të zhvillohet edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut.

Festivali do të mbahet nga dt.18-23 shtator në ambjentet e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi në Tiranë dhe hyrja do të jetë e lirë për publikun.

Bordi profesional ka përzgjedhur 29 prodhime, të cilët kanë fituar çmime nëpër festivale të ndryshme të botës.

Regjisori Kujtim Çashku është i angazhuar në këtë sfidë, jo vetëm për të ngritur strukturën e një festivali për të drejtat e njeriut, por për ta bërë Shqipërinë pjesë të hartës ku flitet për këto çeshtje.

Vitin e kaluar festivali fokusohej tek krimi i organizuar dhe korrupsioni, ndërsa këtë vit do të vijë me një tematikë që do të këtë lidhje me populizmin dhe radikalizimin.

Nisur nga problematika dhe interesi gjithnjë në rritje i shoqërisë për të mësuar dhe diskutuar rreth temës së këtij viti, organizatorët e Festivalit i kanë dhënë më shumë hapësirë forumeve dhe diskutimeve me publikun.

Një temë mjaft me rëndësi që do të trajtohet gjatë këtij festivali është “Të drejtat e grave dhe dhuna në familje.”

Atë ditë do të marrin pjesë 40 gra të privuara nga liria që vuajnë dënimin në burgun 325.

Filmi kosovar që do të shfaqet në fillim të panelit do të ketë në fokus përjashtimin e gruas nga të drejtat e pronësisë si dhe gjithë diapazonin e të drejtave që iu shkelen grave në shoqëri.

Në bashkëpunim me znj.Xhoi Jakaj që është drejtoreshë në burgun 325, pas panelit do të zhvillohet dhe një ekspozitë të punimeve të grave të burgosura.

Kalendari- kliko këtu

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbulohen letrat e dashurisë që Dritero Agolli i dërgonte Sadijes në vitet ‘60
Dalin çmimet, ja sa kushton një Iphone »
Article Logic
Execution time: 0.022603988647461
array(1) { ["section"]=> string(86) "vjen-ne-shqiperi-evenimenti-me-i-rendesishem-i-vitit-ne-fushen-e-kinematografise-92581" }