Vjen paralajmërimi ‘I FRIKSHËM’ nga rradhët e PD: Bëhuni gati ...

Publikuar tek: aktualitet, më 17:05 12-10-2018 Vjen paralajmërimi ‘I FRIKSHËM’ nga rradhët e PD: Bëhuni gati ... Foto e postuar nga Bledi Kasmi

Një paralajmërim i fortë vjen nga rradhët e Partisë Demokratike.

Bledi Kasmi, kryeredaktori i gazetës Rilindja Demokratike, organit zyrtar të PD ka paralajmëruar se tashmë fundi i qeverisë, ose organizatës kriminale, siç e ka quajtur ai është shumë afër, duke postuar dhe një foto nga protesta e dhunshme për shkatërrimin e bukerit te Ministria e Brendshme.

Kasmi ka shkruar se Rama është tërbuar ditët e fundit, dhe kjo nuk vjen nga shpërthimi i skandaleve por sepse atij i ka rënë skema e qëndrimit në pushtet për një afat të pacaktuar përmes të qenit faktori kryesor tek një pjesë e ndërkombëtarëve që e mbështesnin atë deri dje.

“Ai e di këtë dhe është i ndërgjegjshëm se është në prag të fundit, që vërtet mund ta ketë të tmerrshëm”, ka shkruar Bledi Kasmi.

POSTIMI I PLOTË I KRYEREDAKTORIT TË RD:

Bëhuni gati...

Ata janë pranë dilemës të një fundi të tmerrshëm apo të një tmerri pa fund. Bëhuni gati ti rezervoni fundin e denjë kësaj organizate krimi në qeveri.

Ajo që u konsiderua si një komplot për krijimin e “liderëve të fortë” që do të merrnin përsipër ndryshimin e kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës në dëm të shqiptarëve dhe për interes të Serbisë dhe Geqisë ka dështuar. Plani është bllokuar nga Shtetet e Bashkuara, sikurse e ka pohuar edhe vetë ministri i Jashtëm serb, Daçiç.

Si duhet të përkthehet kjo politikisht në kontekstin e Shqipërisë?

E keni parë këtë që drejton organizatën kriminale në qeveri se si është tërbuar javët dhe ditët e fundit? Konstatojeni këtë tek fytyra e përdhunuar e Prokurorisë që ka rrëshqitur drejt një çmendurie ku thërret kreun e opozitës pse ka denoncuar përdhunimin e një vajze nga djali i deputetit, ndësa deputeti tjetër i opozitës, Salianji ishte në prag të arrestimit vetëm se denoncoi trafikun e drogës të vëllait të ministrit të Brendshëm.

E shikoni nervozizmin e tyre, por duhet të kuptoni arsyet se përse kanë arritur në këtë pikë në një kohë që duhet të ishin më të qetë se kurrë, sepse i kanë të gjitha pushtet të përqëndruara në duart e tyre. Po ndodh e kundërta dhe kjo e ka një shpjegim. Opozita e qetë dhe qeveria e tërbuar. Opozita e sigurtë dhe organizata kriminale në panik.

Tërbimi i Ramës nuk vjen nga shpërthimi i skandaleve, se ai është mësuar me të tilla ngjarje që vetë ai dhe banda përreth prodhojnë për çdo ditë. Halli i tij i madh është gjetkë. Atij i ka rënë skema e qëndrimit në pushtet për një afat të pacaktuar përmes të qenit faktori kryesor tek një pjesë e ndërkombëtarëve që e mbështesnin atë deri dje për kopsitjen e ndarjes së Kosovës dhe shitjes së detit tek Greqia.

As Kosova nuk do të ndahet dhe as deti i Shqipërisë nuk do të falet. Vula është vendosur në Shtetet e Bashkuara, rrjedhimisht teroria e “liderëve të fortë” që duhet të ndryshonin kufijtë ka rënë bashkë me Ramën në Shqipëri dhe Thaçin në Kosovë.

Rama ka dështuar së qeni një faktor i dobishëm në rajon. Ai është tashmë i defaktorizuar bashkë me skemën e tij që mund të ndizte flakët e luftës në rajon.

Ai nuk i nevojitet më askujt dhe në të tilla raste ata që të mbështesnin deri dje, tani të flakin si një limon i shtrydhur. Kjo po ndodh me Ramën. Ai e di këtë dhe është i ndërgjegjshëm se është në prag të fundit, që vërtet mund ta ketë të tmerrshëm.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti i PD-së: Është rritur çmimi i naftës, na çatë tr**** me Xhisielën nga Nikla
E PAPRITUR, Kosova liron 'Babalen': Nuk pranon kërkesën e Shqipërisë për paraburgim »
Article Logic
Execution time: 0.0052239894866943
array(1) { ["section"]=> string(65) "vjen-paralajmerimi-i-frikshem-nga-rradhet-e-pd-behuni-gati-137581" }