Vjen premiera e filmit të restauruar “Përrallë nga e kaluara”, sot në kinema

Publikuar tek: kulture-art, më 14:56 08-05-2015 Vjen premiera e filmit të restauruar “Përrallë nga e kaluara”, sot në kinema

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ka përfunduar restaurimin e plotë dixhital të filmit “Përrallë nga e kaluara”, si dhe është në përfundim të restaurimit edhe filmi “Përjetësi”. “Përrallë nga e kaluara” do të jepet premierë sot, më datë 8 maj, ora 19:00, në Kinema Millenium në kryeqytet.

“Përrallë nga e kaluara” është film i prodhuar në vitin 1987 i bazuar në të njëjtën novelë të shkrimtarit Andon Zako Çajupi me regji dhe skenar të Dhimitër Anagnostit. Filmi është edhe një vënie në skenë e zakoneve dhe pasurisë kulturore-artistike shqiptare. Aktorët në rolet kryesore janë: Elvira Diamanti si Marigo, Admir Sorra në rolin e Gjinos, Robert Drenika si Vangjeli dhe Tana e luajtur nga Hajrie Ronodo.

Projekti i AQFSH për restaurimin e këtyre filmave u miratua në fund të Nëntorit 2014 nga Ministria e Kulturës dhe u mbështet pjesërisht nga Hungarian Film Lab, Budapest.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ansambli “Gëzuar” lihet jashtë Festivalit të Gjirokastrës: Na la indiferenca e Zhulieta Hasanit
Shqipëria ndër 5 pavionet më të mirë në Bienalen e Venecias »
Article Logic
Execution time: 0.026830196380615
array(1) { ["section"]=> string(79) "vjen-premiera-e-filmit-te-restauruar-perralle-nga-e-kaluara-sot-ne-kinema-10660" }