Vjen “Pritja”, filmi që u frymëzua nga vizita e Papës në Shqipëri

Publikuar tek: kulture-art, më 13:38 15-04-2015 Vjen “Pritja”, filmi që u frymëzua nga vizita e Papës në Shqipëri

Regjisori Roland Sejko ka gati filmin “Pritja” i cili mori jetë për realizim pas vizitës së Papa Françeskut në Tiranë me 20 shtator të vitit 2014.

Rrëfimi është i rikrijuar artsitikisht dhe ngjarja zhvillohet midis dy kohëve: Rikthimi në kohën e diktaturës si periudha e ndalimit të besimeve fetare si dhe pritja e një shteti laik të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri. Për vendin e ngjarjes është zgjedhur në mënyrë metaforike qielli, ndërsa koha e ngjarjes është zgjedhur një gjysmë shekulli, 50 vite. Në memorien  e filmit  janë sjellë 40 Martirët e Kishës Katolike midis persekutimit si dhe ndalimit të përhapjes fetare.

Filmi ka mbledhur dokumente, foto dhe xhirime nga arkivat e filmit në Shqipëri dhe Institutit Luce. Ai është bazuar në librin “Rrno vetëm për me tregue” nga At Zef Pllumi. “Pritja” do të transmetohet mbrëmjen e sotme në orën 19:00 në Kinema Millenium.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artisti i Popullit, Pirro Mani feston 83-vjetorin
Shqetësimi i akademikut Tole për përjashtimin e grupit të fëmijëve nga Festivali i Gjirokastrës »
Article Logic
Execution time: 0.0040590763092041
array(1) { ["section"]=> string(67) "vjen-pritja-filmi-qe-u-frymezua-nga-vizita-e-papes-ne-shqiperi-8801" }