Vjen reagimi i Ramës për përmbytjet: Janë shpëtuar 315 persona, situata pritet të rëndohet

Publikuar tek: politike, më 13:27 01-12-2017 Vjen reagimi i Ramës për përmbytjet: Janë shpëtuar 315 persona, situata pritet të rëndohet

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me situatën e krijuar që prej ditës së djeshme në të gjithë vendin si pasojë e motit të keq me reshje intensive shiu.

Kryeministri e cilësoi situatën të jashtëzakonshme dhe tha se gjendja pritet të përkeqësohet në orët në vijim, ashtu siç kanë paralajmëruar edhe metereologët.
Përmes një postimi në facebook, Rama thekson se të gjitha strukturat e shtetit janë ngritur në këmbë dhe po punojnë intensivisht për marrjen e masave.  

“Siç e paralajmëruam jemi në situatë të jashtëzakonshme nga rreshjet e dendura dhe papushim të dy ditëve të fundit. Kjo situatë po përballohet me angazhimin maksimal të të gjithë strukturave shtetërore, të cilat ishin në gatishmëri të plotë dhe prej mbrëmjes së djeshme janë në krye të detyrës duke ndihmuar qytetarët e familjet e prekura.

Gjatë natës janë shpëtuar nga përmbytjet dhe akomoduar në kushte të sigurta 315 persona. Gjatë ditës së sotme pritet rëndim i gjendjes, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Janë marre masa për menaxhimin e situatës në basenet e lumenjve Vjosë, Shkumbin dhe Seman ku priten edhe prurje të shtuara.

I gjithë shteti është në këmbë dhe do të jetë pranë jush, ditë e natë për të përballuar situatën e për të garantuar sigurinë e jetës deri në normalizimin e plotë të situatës.

Lutem bashkëpunim me Forcat e Armatosura, strukturat e emergjencave civile, bashkitë e prefekturat, në përpjekjet e tyre për sigurinë e jetës suaj në radhë të parë", shkruan Rama.

foto1.jpg

foto2.jpg

foto3.jpg

foto4.jpg

foto5.jpg

foto6.jpg

foto7.jpg

fotyo8.jpg

foto9.jpg

foto10.jpg

foto11.jpg

 foto12.jpgfoto13.jpgfoto14.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Denoncimi i pabesueshëm i Berishës: Policia shfrytëzon përmbytjet për të vënë gjoba në Qafë Kashar
Peleshi shpall gjendjen kritike për Vjosën: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur »
Article Logic
Execution time: 0.026268005371094
array(1) { ["section"]=> string(95) "vjen-reagimi-i-rames-per-permbytjet-jane-shpetuar-315-persona-situata-pritet-te-rendohet-101506" }