Vjen "Skëndërbeu i pagjumë"

Publikuar tek: kulture-art, më 15:16 18-01-2015 Vjen

Premiera e filmit dokumentar, “ Skëndërbeu i pagjumë” pritet të shfaqet të hënën e orës 12:00 në sallën e kinemasë të Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmit.

 

Ky prodhim i Radio Televizionit Shqiptar, me autorësi të Angjelina Xhara, Bujar Kore, dhe konsulencë të Dr.Moikom Zeqo, vjen në kuadër të 547 vjetorit të vdekjes të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

 

Skëndërbeu vjen (simbolikisht) i pagjumë për fatin e shqiptarëve edhe në agimin e mijëvjeçarit të tretë.

Mes studiuesve e historianëve që flasin për heroin, Gjenerali Xhejms Uollf thotë: “Skënderbeu shkëlqeu midis gjithë gjeneralëve të kohërave të vjetra e të sotme, si një udhëheqës i madh i një ushtrie të vogël mbrojtëse.”

 

Autorja Angjelina Xhara, është vlerësuar me çmime në festivalet e filmit për skenaret e saj të suksesshme si dhe është zgjedhur “Ambasadore e Paqes” nga Organizata Ndërkombëtare e Paqes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komani/ Forumi: Kumbaro flet me terma energjetike, s’ruan trashëgiminë. Ministria: Do kryejmë sondazhe
“Forum Ilirida” tani edhe në Lubjanë »
Article Logic
Execution time: 0.02757716178894
array(1) { ["section"]=> string(29) "vjen-skenderbeu-i-pagjume-840" }