Vjen urimi për Veliajn nga LSI, Rama: Shprehim bindjen se do e kthejë Tiranën në një qendër shërbimi për qytetarët

Publikuar tek: politike, më 19:49 23-06-2015 Vjen urimi për Veliajn nga LSI, Rama: Shprehim bindjen se do e kthejë Tiranën në një qendër shërbimi për qytetarët

Pas prononcimit të kreut të LSI Meta i cili uroi Kosovën për fushatën por nuk përmendi Veliajn ka ardhur reagimi i deputetit të LSI Luan Rama i cili në një konferencë për shtyp ka përcjellë një urim të veçantë për Veliajn. Rama doli në fakt për të bërë bilancin e votave që po merr LSI në këshillat bashkiakë por në përfundim të fjalës së tij nuk harroi Veliajn.

“Në tërësinë e vet ritmi është i kënaqshëm ndërsa është mbyllur votimi në bashkitë kryesore rezulton të ketë përfunduar numërimi pëër këshill bashkiakë ku në Skrapar LSI është forcë e parë me 57 % për të votave, në Delvinë kryeson gjithashtu LSI. Në vend të parë LSI edhe në Dropull, në bashkinë e Mirditës dhe në bashkinë e Klosit.

Ndërkaq në një sërë bashkish në vend ku po numërohet LSI rezulton e para në Pukë, Kurbin, Bulqizë, Rrogozhinë Elbasan, Pogradec, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj. Këto rezultate konfirmojnë rritjen e vazhdueshme të besimit dhe përkrahjes së qytetarëve për LSI dhe alternativën e saj", tha Rama duke kaluar te urimi për Veliajn

"I uroj në mënyrë të veçantë kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës, zotit Erion Veliaj fitoren, me shpresën, besimin dhe bindjen se në krye të bashkisë jo vetëm që do përmbushë premtimet por do e kthejë bashkinë në një qendër shërbimi për qytetarët e Tiranës”, tha Luan Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edhe Keti Bazhdari uron kundërshtaren për fitoren në Shkodër
Rama: Morëm mbi 1 milionë vota, fitorja e Bashës ishte se humbi më thellë se Berisha »
Article Logic
Execution time: 0.0042159557342529
array(1) { ["section"]=> string(118) "vjen-urimi-per-veliajn-nga-lsi-rama-shprehim-bindjen-se-do-e-ktheje-tiranen-ne-nje-qender-sherbimi-per-qytetaret-14476" }