Vjollca Hoxha e largoi nga posti i zv.drejtorit, Erion Ylli s’ka hatërmbetje (SUPER-DEDIKIMI PËR DRITAN HOXHËN)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:56 14-02-2018 Vjollca Hoxha e largoi nga posti i zv.drejtorit, Erion Ylli s’ka hatërmbetje (SUPER-DEDIKIMI PËR DRITAN HOXHËN)

Në valën e lëvizjeve të bujshme për jo pak zhurmë në media edhe largimi disa javë më parë, Erion Yllit nga pozicioni i zëvendës drejtorit të televizionit Top Channel.

Ylli njihet si një nga njerëzit më besnikë të pronares së TCH Vjollca Hoxha dhe duket se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje. Ai madje ka bërë një dedikim emocionues për Dritan Hoxhën, bashkëshortin e ndjerë të Vjollcës dhe themeluesin e Top Medias. Ky dedikim ka ardhur në kuadër të Ditës Botërore të Radios.

“20 vjet më parë Ditan Hoxha nuk mendonte si shumë njerëz, që të ikte nga Shqipëria. Ai kishte vendosur që e ardhmja e tij dhe familjes së tij të ishte këtu. Në jetë po vinte Top Albania Radio dhe vajza e tij e 3-të e pagëzuar me emrin Redia, nën muzën e krijesës së tij mediatike. Mes miqsh, shumica gazetarë të njohur të kohës, 20 vite shkuar, Tani diskutonte në "Bar Ëest" idetë e tij. Kishte projektuar gjithçka. Top Albania Radio ishte gati dhe nga virtualiteti po shndërrohej në realitet. Nuk ishte thjeshtë një radio, ishte një vizion, një epokë e re që po lindte. Ishte një kohë kur gjithçka ishte si bardhë e zi e plot skepticizëm. Por kjo nuk e ndalte Tanin të besonte te ëndrra e tij plot ngjyra e pasion. Ishte si një cetrifugë, energjia e jashtëzakonshme e Tanit, që rrëmbeu brenda saj ata që ai i shihte si bashkërrugëtarët e kësaj ëndrre. Radioja e Tanit, duhet të ishte unike, duhet të ishte një model, më e mira dhe e pakonkurrueshme. Fati deshi të isha bashkëudhetar në këtë rrugëtim të mrekullueshëm dhe të papërsëritshëm, falë mundësisë që Tani krijoi për shumëkënd prej nesh. Tashmë ishim bërë pjesë e një revolucioni të pandalshëm. I besonim çdo hapi të tij, çdo vendimi, çdo nisme dhe projekti që ndërmerrte. Ai e vendoste dhe e bënte. Për Tanin nuk kishte "jo", nuk kishte "nuk bëhet" apo "nuk mundemi". Ai iu dha besim njerëzve dhe krijoi besim tek ata. Top Albania Radio ishte pikënisja e një kantieri të madh mediatik, të cilin Tani e ideoi dhe realizoi sipas mënyrës së tij. Ai ishte UNIK! Nuk u ndal, nuk u thye dhe nuk u tremb kurrë nga sfidat. Forca e tij kishte në themel të saj ndershmërinë, pasionin e besimin. Ishte një LIDER I LINDUR . Nuhaste e zgjidhte të duhurit dhe atë që duhej, në kohën e duhur. Dinte të motivonte e të krijonte skuadër. Dinte kur të ishte kritik, autoritar, por njëherësh edhe njerëzor. Me bashkëpunëtorët ndante çdo çast profesional, emocion e sukses personal njëlloj si në një familje të madhe. Ai krijoi një perandori mediatike, që vijon të ekzistojë falë themeleve të tij. Sa shumë krenari, kujtime e gëzime na ke dhuruar.
Gëzuar 20 Vjetorin Top Albania Radio!
FALEMINDERIT TANI!
THE SHOW MUST GO ON!”, shkruan Ylli.

dr1.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nuk është Linda, Edi Rama tregon me kë po e kalon Shën Valentinin (BATUTA ME PEDAGOGËT)
Dita e të dashuruarve, shihni surprizën e bukur të aktorit Zef Deda për bashkëshorten (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0040929317474365
array(1) { ["section"]=> string(115) "vjollca-hoxha-e-largoi-nga-posti-i-zv-drejtorit-erion-ylli-s-ka-hatermbetje-super-dedikimi-per-dritan-hoxhen-110246" }