Vladimir Kosta shpërthen kundër Eduard Shalsit: Prepotent e arrogant!

Publikuar tek: politike, më 13:39 30-03-2016 Vladimir Kosta shpërthen kundër Eduard Shalsit: Prepotent e arrogant! Eduard Shalsi dhe Vladimir Kosta

Shpërthen kundër Eduard Shalsit, Vladimir Kosta. Deputeti socialist e quan socialistin, po deputet edhe ai: Prepotent dhe arrogant. “Eduard Shalsi sot në komision bëri sjelljen e një arroganti, prepotenti, të një mohuesi kur thotë se ka mbledhur grupet e interesit për t’u marrë mendimin e tyre !’’, thotë Kosta.

“Përshëndetje miqve të mi dhe të gjithë atyre bizneseve që janë të interesuar të dijnë për ligjin mbi dhomat e tregtisë.

Kam qenë pjesë e kryesisë së dhomës në Tiranë, dhe meqë kam pak njohje për aktivitetin e dhomës, propozova në komision që anëtarësimi në dhomën e tregtisë, të mos jetë i detyrueshëm për bizneset e Shqipërisë.

Propozova në komision, të marrim pjesë, ne deputetët e këtij komisioni, në mbledhjet e shoqatave për të marrë mendimin e vet biznesmenëve nëse duhet apo jo anëtarësimi i detyrueshëm ?!

Eduard Shalsi sot në komision bëri sjelljen e një arroganti, prepotenti, të një mohuesi kur thotë se ka mbledhur grupet e interesit për t’u marrë mendimin e tyre !

Ed Shalsi ; nuk është aspak e vërtetë që ju keni pyetur direkt biznesin, ashtu siç pretendon dhe gënjen ata 5 deputetët e komisionit.

Ti ke marrë mendimin e krerëve të dhomave dhe ata ta kanë kundërshtuar anëtarësimin e detyrueshëm.

Sapo e vertetova këtë fakt me drejtorin ekzekutiv të dhomës amerikane të tregtisë.

Dhe mendimi i tij është kundër asaj që do të bëni ju.

Prandaj do të lutesha të gjesh rrugën e drejtë, që ju të mos diktoheni nga dikush me interesa personale.”, shpjegon gjithë ngjarjen deputeti Kosta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet mesazhi i Hahnit për politikanët, çfarë i tha veçmas Ramës, Gjoshës, Bushatit, Tahirit, Bregut…
Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Bregu: Europa ka kriza më të mëdha se mungesa e dialogut tonë politik »
Article Logic
Execution time: 0.068660974502563
array(1) { ["section"]=> string(73) "vladimir-kosta-shperthen-kunder-eduard-shalsit-prepotent-e-arrogant-36402" }