Vladimir Putin feston ditëlindjen, dhurata që i bën Berluskoni do t’ju habisë (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 11:58 09-10-2017 Vladimir Putin feston ditëlindjen, dhurata që i bën Berluskoni do t’ju habisë (FOTO)

Presidenti Rus Vladimir Putin festoi pardje 65- vjetorin e lindjes.  Ai ka pritur në Sochi ish-kryeministrin italian Silvio Berluskoni dhe mori prej tij një dhuratë me të vërtetë të veçantë dhe befasuese.

Berluskoni i ka dhuruar presidentit Rus një mbulesë krevati me foton e tyre të stampuar në të. Në sfond është Koloseu në Romë si dhe Katedralja e Shën Vasilit në Moskë, shkruan sputniknews, raporton newsbomb.al.

Si gjithmonë ish-kryeministri italian di t'i befasojë të gjithë me zgjedhjet dhe fantazinë e tij.

Silvio Berluskoni dhe Vladimir Putin janë miq prej vitesh. Në shtator të vitit 2015, Berluskoni vizitoi Krimenë dhe disa muaj më parë ai vizitoi Putinin në malet Altai ku lideri Rus po kalonte pushimet.

1058054697.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kurorëzohet Miss-i i parë në botë në një karrige me rrota (FOTO)
E tmerrshme! Vajza e lindur me trurin jashtë kafkës, nëna rrëfen momentet e fundit: Qëndroi e fortë për mua (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.004270076751709
array(1) { ["section"]=> string(87) "vladimir-putin-feston-ditelindjen-dhurata-qe-i-ben-berluskoni-do-t-ju-habise-foto-95242" }