Vladimir Putin lavdëron Donald Trump: Është një lider i vërtetë

Publikuar tek: bota, më 16:53 17-12-2015 Vladimir Putin lavdëron Donald Trump: Është një lider i vërtetë

Donald Trump ka fituar vëmendjen më të madhe të publikut dhe medias gjatë fushatës për kandidat për President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falë batutave të tij që kanë ngjallur jo pak polemika.

Por duket se Trump tashmë ka edhe një mbështetës të ri. Ai është presidenti rus Vladimir Putin, i cili e ka quajtur Donald Trump “një lider i vërtetë” dhe “i talentuar”.

“Nuk është në dorën tonë të tregojmë anët e tij pozitive. Kjo gjë i takon votuesve amerikanë, por siç mundtë shohim, ai është një lider i vërtetë në garën presidenciale”, ka thënë Putin gjatë një interviste për televizionin rus. A është kjo një ironi e Putinit apo vërtet Trump i ka fituar zemrën me deklaratat e tij bombë kundër myslimanëve dhe emigrantëve...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04833984375
array(1) { ["section"]=> string(68) "vladimir-putin-lavderon-donald-trump-eshte-nje-lider-i-vertete-27998" }