Vllaznia, bordi propozon Luan Zmijanin për ekipin, Luka e mbështet

Publikuar tek: sport, më 11:06 05-03-2015 Vllaznia, bordi propozon Luan Zmijanin për ekipin, Luka e mbështet Bordi i ekipit te Vllaznise

Luan Zmijani, do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Lajmi është bërë i ditur pas mbledhjes së bordit të Vllaznisë, me në krye presidentin e këtij klubi, Lorenc Luka, kryetar i Bashkisë së qytetit. Sipas informacioneve nga Bashkia e Shkodrës anëtarët e bordit kanë propozuar emrin e Zmijanit, dhe kryetari i Bashkisë nuk ka pasur asnjë kundërshtim.

“Mendoj se ju duhet të zgjidhni trajnerin, keni dorë të lirë” mësohet të ketë thënë Luka brenda mbledhjes. Pavarësisht rezultateve jo të kënaqshme të ekipit të Vllaznisë, dhe mosdaljes së saj nga kategoria, bordi i këtij klubi kërkon marrjen e masave për performancë më të mirë të ekipit. Ndërkohë, që këtë javë, pritet të ketë takime të tjera brenda klubit për ndeshjet e radhës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rezart Taçi- “shitblerja e Parmës”? Prokuroria italiane heton dy tatimorë të Guardia
Humbja e Tiranës me Skënderbeun, Halili jep mbështetje, shikon për Kukësin e Partizanin »
Article Logic
Execution time: 0.016581058502197
array(1) { ["section"]=> string(69) "vllaznia-bordi-propozon-luan-zmijanin-per-ekipin-luka-e-mbeshtet-5006" }