Vllaznia i merr 3 pikë Skënderbeut, Partizani fiton dhe arrin kreun

Publikuar tek: sport, më 19:02 30-01-2016 Vllaznia i merr 3 pikë Skënderbeut, Partizani fiton dhe arrin kreun

Vllaznia mund me meritë Skënderbeun në fushën sportive “Reshit Rusi” e fatin e këtij takimi i ka vendosur Arlind Kalaja me golin e shënuar në minutën e 65’.

Një ndeshje mjaft e luftuar mes të dyja ekipeve, me një Vllazni të vendosur mjaft mirë në fushën e blertë që nuk i lë shumë mundësi miqve.

Duele të shumta në çdo repart të fushës së lojës, e pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë shkodranët janë më kërkues, e kjo shpërblehet me golin e Kalajës, gol që ka vlerën e 3 pikëve në fund të takimit.

Josa i përfundon të gjitha “kartat” duke hedhur në fushën e lojës Renatinjon, Prognin e Plakun, por deri në vërshëllimën e fundit nuk ka ndryshim rezultati.

Vllaznia merr tre pikë të arta për objektivin  e vet duke shkuar në kuotën e 18 pikëve, ndërsa për Skënderbeun ky ishte një hap fals në luftën për titull kampion.


Të përballesh në këtë moment me Tërbunin është fat i madh, sepse skuadra pukjane është një kantier i vërtetë dhe pakkush mendon se kjo skuadër do të mbijetojë, megjithatë fitorja për Tiranën erdhi vetëm në fundin e ndeshjes.

Një gol i mesfushorit Gjergji Muzaka 15 minuta para përfundimit prishi ekuilibrin në “Ismail Xhemali”, me rezultatin që ishte mbërthyer në shifrat 1-1.

Fillimi ishte i tëri bardheblu, sepse përveç golit të Elis Bakajt në minutën e dhjetë, pati edhe raste të tjera të mira, por me kalimin e kohës Tirana e uli ritmin dhe Tërbuni mori zemër, derisa gjeti barazimin në minutën e 59-të me mesfushorin Herald Marku.

Më pas u desh klasi i Muzakës për të zhbllokuar sfidën, para se Gentian Muça të mbyllte gjithçka.


Partizani arrin të mund Laçin për kampionat, duke u barazuar me pikë me Skënderbeun kryesues.

Ekipi i drejtuar nga Agostineli shfaqet mjaft agresiv në pjesën e parë, e arrin të shënojë në minutën 10-të me në të Raçiç pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga të kuqtë.

Një pjesë e parë tepër e luftuar, që shoqërohet edhe me 4 kartonë të verdhë, tre për Partizanin e një për Laçin.

Pjesa e dytë nis me një Laç më kërkues, që hedh Mitrajn në fushë në vend të mbrojtësi Musaj, e në minutën e 53-të, Xhejms gjen një koridor për Mitrajn që del përballë Hoxhës e ndalohet në mënyrë të parregullt.

Kryesori Krident Meta i tregon kartonin e kuq kapitenit të Partizanit, që lë skuadrën e e tij me 10 lojtarë për më shumë se 30  minuta.

Minuta e 70-të do të ishte fatale për Laçin, pasi Sefgjini nuk ka mundur të largojë topin siç duhet, duke bërë që ai të shkojë drejt Vilës që avancon drejt portierit Vujadinoviç e shënon golin e sigurisë.

Ndeshja nuk do të dhuronte ndryshim rezultati, por vetëm barazim të numrit të lojtarëve në fushë pasi Malindi ndëshkohet me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhe.

Një fitore me mjaft vlera e Partizanit, që tani numëron 43 pikë në tabelën e klasifikimit duke “sulmuar” titullin kampion të shumëdëshiruar prej të kuqve.

(Sportal.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja si ndahet shpërblimi në dhomat e zhveshjes për lojtarët e Vllaznisë
Zbulohet kundërshtari i parë i Shqipërisë në miqësoret e marsit »
Article Logic
Execution time: 0.04748797416687
array(1) { ["section"]=> string(72) "vllaznia-i-merr-3-pike-skenderbeut-partizani-fiton-dhe-arrin-kreun-31349" }